Dy alpinistë u rrëzuan nga lartësia e faqes së malit ku po ngjiteshin, duke gjetur vdekjen.
Viktimat janë dy alpinistët italianë Nicola Bertola 39 vjeç dhe Erika Giorgetti 36 vjeçe, të cilët gjetën vdekjen këtë të enjte, pasi u rrëzuan nga shpati i malit të Rothorn, në 3.150 metra lartësi, në zonën e Val d’Aosta.
Trupat e tyre u rikuperuan pas disa orë kërkimesh nga ekipet e ndihmës së shpejtë malore. Mos kthimi i tyre në shtëpi bëri që të jepet alarmi dhe të nisin kontrollet me helikopter.
Dy alpinistët ishin të lidhur me litar njëri pas tjetrit, kur befas njëri prej tyre rrëshqiti, tërhoqi edhe tjetrin në greminë, duke vdekur që të dy.
/a.r