Tiranë- Një 26-vjeçar është plagosur teksa punonte në një pallat në ndërtim tek “Kodra e Diellit” në kryeqytet.
Sipas policisë Nj.Sh., 26 vjeç ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.08.2020, rreth orës 20:16, tek “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim, duke punuar, është dëmtuar lehtë në kokë punëtori shtetasi Nj.Sh., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.