Gjëja e fundit që një pacient i infektuar me Covid-19 duhet të mendojë është fatura për t’u paguar për trajtimin. Por kjo sigurisht nuk është diçka e parëndësishme.
Në shumicën e vendeve, shteti paguan për shërimin e të prekurve nga koronavirusi i ri, por ka edhe nga ato shembuj kur preket dhe xhepi i pacientëve, rëndë madje.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendin më të prekur të botës nga pandemia, kostoja e trajtimit varet nëse qytetari është i siguruar ose jo, por qeveria federale apo lokale nuk e mbulon atë.
Sipas raportimeve të mediave, fatura varion nga 30 mijë deri në 70 mijë dollarë, përkatësisht nga 2142 dollarë dita deri në 5 mijë dollarë dita, duke marrë parasysh 14 ditët që i duhen mesatarisht një pacienti për t’u shëruar nga virusi.
Sigurisht kostoja reale duhej të ishte shumë më e ulët, por çmimi ndikohet nga ajo që spitalet shpenzojnë për ilaçet.
Në Europë ndryshon situata, sa i përket përkujdesjes shëndetësore në strukturat spitalore. Për shembull në Itali, shtetin më të prekur të kontinentit të vjetër, pacientët thuajse nuk paguajnë asgjë për trajtimin kundër koronavirusit. Kjo pasi sistemi shëndetësor financohet nga fondet publike që vijnë nga taksapaguesit, pra populli.
Sipas përllogaritjeve të mediave italiane, trajtimi i një pacienti në terapi intensive i kushton shtetit rreth 1500 euro në ditë. Dy shembujt e mësipërm u përkasin dy vendeve që bëjnë pjesë në ekonomitë më të mëdha të globit, po në shtetet e varfra si është situata?
Në Afrikën e Jugut për shembull faturën e paguan shteti dhe jo pacientët. Kostoja që i ngarkohet qeverisë është 8 mijë dollarë për pacient, thënë ndryshe 570 dollarë dita.
Trajtimi më i lirë i një pacienti me Covid-19 është në Mozambik dhe i kushton këtij shteti nga 171 deri në 3 mijë dollarë që nga dita e parë e diagnostikimit deri në shërimin e plotë.
/e.rr
po kete informacionin per Ameriken ku e moret more aman? Koston per trajtimin nga Covid e mbulon shteti, jo individi, ne rast se nuk eshte i siguruar. Mos perhapnin lajme koti qe i merrni neper enderra