Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur betejën me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës Nexhmi Rudari.
Rudari përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se polici Hakif Hodolli ka vdekur ditën e sotme pasi që nuk ka mundur të përballojë koronavirusin.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i sherbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës.
Hakifi ishte pjestar i respektuar i Policisë së Kosovës e që sot fatkeqësisht humbi betejën ndaj COVID-19.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Hodolli, miqtë dhe kolegët e tij.
Shpirti i tij u prehtë në paqe!
/e.rr