Anëtarët e Këshillit Evropian kanë diskutuar mbi situatën në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale në 9 gusht. Në përfundim të diskutimit BE njofton se nuk do t’i njohë zgjedhjet e kryera në Bjellorusi pasi ato nuk ishin as të lira dhe as të drejta.
Gjithashtu BE ka shprehur mbështetje të plotë për propozimet e OSBE-së, e kryesuar nga kryeministri Rama, për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato.
Nisur nga trazirat e ndodhura anëtarët e Këshillit Evropian dënojnë dhunën joproporcionale dhe të papranueshme të shfaqur nga autoritetet shtetërore kundër protestuesve paqësorë. Si dhe janë shprehur se dhuna duhet të shmanget dhe të gjithë ata që janë ndaluar në mënyrë të paligjshme duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.
BE së shpejti pritet të vendosë sanksione kundër një numri të konsiderueshëm të individëve përgjegjës për dhunën, shtypjen dhe falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. /JAVANEWS