Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka postuar në rrjetin social Facebook nismën e radhës të “Rindërtojmë bashkë”, ku ndalesa këtë herë është në Bashkinë e Kavajës.
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, është ndalur në kantierin e shtëpive të reja në Golem, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Postimi i plotë i Edi Ramës
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
RINDËRTOJMË BASHKË
TANIMË NË KANTIER EDHE SHTËPITË E REJA në Bashkinë e Kavajës
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në kantierin e shtëpive të reja në Golem, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Duam që këto familje ta presin Vitin e Ri nën çatinë re, me kushte shumë më të mira se ato që kishin para fatkeqësisë
Puna për rindërtimin e banesave individuale ka nisur paralelisht edhe në njësitë e tjera, Luz, Helmas, Synej dhe në qytetin e Kavajës, ndërsa vijojnë me ritme të shpejta punimet për rindërtimin e infrastrukturës në dy zonat e reja zhvillimore, Kavajë dhe Golem, ku në fund të shtatorit do të hidhen edhe themelet e ndërtimit të pallateve të reja për afro 400 familje
Aktualisht e gjithë zona e prekur është një kantier i madh pune, solidariteti, angazhimi historik të qeverisë shqiptare, për njerëzit dhe me njerëzit.