Skuadra franceze e Paris Saint Germain ka hyrë në histori teksa për herë të parë do të luajnë në finale të Champions League.
Skuadra franceze eliminoi gjermanët e Leipzig me rezultatin 3-0, në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 me golat e shënuar nga Marquinhos 13′ dhe Di Maria 42′.
Rezultati përfundimtar u vulos në minutën e 56; nga Bernat.
PSG pret fituesin e takimit mes Bayern Munich-Lyon për tu përballur në finale.
/a.r