Rëndohet situata në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, në Kosovë pasi janë prekur edhe punonjës shëndetësorë të këtij spitali nga COVID-19.
Drejtori klinik i këtij spitali, Dr. Ukshin Ismaili, ka bërë të ditur për Mediafokus.info se aktualisht janë 13 punonjës shëndetësorë që janë të infektuar me COVID-19.
“Për momentin janë të infektuar 13 punëtorë shëndetësorë. Ju urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim në vendet e punës. Personeli shëndetësorë përballet çdo ditë më sfidën e quajtur COVID-19, por besojmë që do t’ia dalim”, ka thënë Ismaili.
Ai ka konfirmuar se që nga fillimi i përballjes me pandeminë, janë infektuar 38 punonjës shëndetësorë, 12 prej të cilëve janë mjekë, 20 infermierë dhe 6 persona të tjerë që janë staf ndihmës.
/a.r