Ministri i Shëndetësisë në Poloni, Lukasz Szumowski njoftoi dorëheqjen nga detyra e tij pas akuzave dhe kritikave në rritje për mënyrën se si ky institucion ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit.
Qëndrimi i Szumowski në fazën e parë të pandemisë e bëri atë një nga politikanët më të besueshëm në Poloni muajin prill, por ky imazh u fanit pas skandaleve që shpërthyen në lidhje me blerjen e ventilatorëve dhe maskave.
Ministri Lukasz Szumowski i mohon të gjitha këto akuza.
“Dua t’iu informoj se sot do të jap dorëheqjen. Mendoj se kjo ishte koha e duhur”, u shpreh ministri në një deklaratë duke shtuar se kishte ndërmend ta bënte këtë gjë më herë, por ishte detyruar të qëndronte në detyrë për t’u përballur me krizën.
Pas kësaj deklarate reagoi dhe kryeministri Mateusz Morawiecki i cili njoftoi se ministri i ri i shëndetësisë do të prezantohej në fund të vitit.
/e.rr