Një aksident ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku një makinë tip fuoristradë ka përplasur një motor picash.
Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motorit. Burime bëjnë me dije, se motoristi ka shpëtuar për shkak të përdorimit të kokores.
Ambulanca ka arritur në vendngjarje dhe po transporton për në spital drejtuesin e motorit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.
/e.rr