Procesi mësimor do të rifillojë në muajin Shtator. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për mediat. Sipas ministres Shahini, 87% e nxënësve mendojnë se duhet që të kthehen në shkolla, ndërsa 13% janë dakord që mësimi të zhvillohet në kushte shtëpie.
Besa Shahini u ka kërkuar Bashkive që të marrin masa për të bërë pastrimin e ambienteve të shkollave dhe për t’u përgatitur për hapjen e tyre në muajin Shtator.
I gjithë procesi mësimor do të bëhet duke respektuar protokollet e sigurisë.
Në komunikimin për mediat së bashku me ministren e Arsimit ishte edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se parakusht për hapjen e shkollave vlerësohet krijimi i kushteve dhe respektimi rigoroz i protokolleve të sigurisë.
Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se parakusht për hapjen e shkollave vlerësohet krijimi i kushteve dhe respektimi rigoroz i protokolleve të sigurisë, të përcaktuara tashmë nga ekspertët e shëndetit publik.
“Grupet tona të ekspertëve janë në komunikim të vazhdueshëm, për një detajim të protokolleve të sigurisë, ku përfshihen masat e distancimit social, kushtet higjeno-sanitare, si dhe çdo masë që garanton kufizimin e përhapjes së virusit. Ndaj çdo vendim për hapjen e shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet përgjegjëse për garantimin e masave të distancimit social dhe sigurisht duke vlerësuar në dinamikë situatën epidemiologjike”, tha Manastirliu.
/a.r
Me ne fund,bete zgjidhjen e duhur.Detyrimisht te hapen shkollat.
Dimri rrezikon perhapjen shpejte te virusit! Neqoftese shkollat do te hapen ne periudhen shtator-shkurt rreziku i perhapjes se virusit do te ishte 5-6 fish me i madh. Nxenesit jane trasmetuesit dhe mbartesit e virusit! Nxenesit
Kane imunitet por kjo sdo te thote qe ata smund ta trasmetojne virusin. Mendoj qe ky vendim eshte i pamenduar mire. Studimet kane thene qe vendet te cilat kane hapur shkollat nuk kane patur rrezik pasi numri i te infektuarve ishte shume me i vogel ne krahasim me shqiperine!