Zbardhet vjedhja me dhunë e katër emigrantëve të paligjshëm, ku u plagos njëri prej tyre.
Nga hetimet e kryera lidhur me ngjarjen e ndodhur më 2 gusht u bë arrestimi i Ronaldo Mehmetit, 20 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë dhe Ergin Bramit, 25 vjeç, banues në Vlorë, të i dënuar më parë për “Vjedhje”
Ndalimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit katër shtetasve të huaj, klandestinë, të cilët pasi i kanë marrë në një automjet, në afërsi të fshatit Drenovë, iu kanë vjedhur me dhunë 500 euro.
Po ashtu ata kanë goditur me mjet prerës njërin prej tyre i cili mori mjekimin e nevojshëm në spitalin e Korçës.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” të kryera në bashkëpunim.
/a.r