Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen publikisht për mediat që ngritën në këmbë opinionin publik për vuajtjen e emigrantëve gjatë krizës humanitare 5- ditore në Kakavijë e Kapshticë.
Meta kërkon përsëri ndjesë të gjithë qytetarëve që vuajtën nga kriza dhe që ajo nuk u arrit të parandalohej për të shmangur radhët e gjata në kufirin me Greqinë.
Presidenti sot ia faturoi të gjithë përgjegjësinë për situatën qeverisë shqiptare të cilën e konsideroi si të papërgjegjshme.
STATUSI NGA ILIR META
Mirënjohje mediave që ngritën në këmbë opinionin publik për vuajtjet e pamerituara të qytetarëve tanë në Kakavijë!
Edhe një herë NDJESË të gjithë qytetarëve për mosparandalimin e kësaj krize humanitare!