Automjetet janë të detyruara që të respektojnë këmbësorët në vijat e bardha. Ditën e sotme, policia ka gjobitur 35 drejtues mjetesh që nuk ju dhanë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e tyre.
Personat e gjobitur do të përballen me sanksionet administrative që parashikon Kodi Rrugor Shqiptar.
“Rruga, si një zonë për përdorim publik e destinuar për qarkullimin e këmbësoreve, mjeteve dhe kafshëve, duhet të ofrojë siguri për të gjitha kategoritë e përdorueseve, pasi normat e sjelljes të treguara me sinjalet rrugore, janë detyruese për të gjithë dhe cilido që i shkel ato, përveç rrezikut që u shkakton të tjerëve, do përballet edhe me sanksionet administrative që parashikon Kodi Rrugor Shqiptare, ashtu siç ndodhi me 35 drejtues mjetesh që nuk dhanë përparësi këmbësoreve në vendkalimin e tyre”, njofton policia.
/e.rr