Një zhvillim aspak i këndshëm ka ndodhur në Sarandë ku ambjentalisti Sazan Guri është detyruar të ndërpresë studimin e tij për dhallin, kosin dhe gjizën të cilat sipas tij do të sjellin në Shqipëri të paktën 30 milionë turistë nga e gjithë bota.
Gjithësesi, Guri ka qetësuar qytetarët se do të rifillojë sërish hulumtimin serioz pasi të relaksohet duke kërcyer një valle.
Duke siguruar se do të vazhdojë me studimin, Guri apelon edhe njëherë se UNESCO duhet të fusë në listën e saj edhe gjizën, dhallin dhe kosin e Sarandës.
“Jam ne Sarande me nje studim per mjedisin blegtoral dhe kolegeja ime per fat edhe zonja ime, me ankohet se jemi prapa me projektin, une thua prit moj gru, se puna nuk meret me yxhym, por edhe pune edhe pakez qejf qe te punohet me shume pastaj.
Tani ja morrem nje valle camce, mqs djali i binte violines, te nje fermer ne Vane te Delvines, qe me kujtoi nene Minon (nena ime) me ate byrrek me pete, me gjize e gjalp, (mos harroni se nese nuk ke gjalp mos bej byrrek – thone te paret tane, ndaj, byrreku nuk vjen nga turqishtja, siç duan te na mesojne, por nga burro fresko qe i thone gjalpit ne gjuhen ilire e shkodrance sot), me kujtoi ato baxhot si dikur qe na ofronin dhallen qe edhe kjo duhet te futet ne UNESKO, si kosi i deles dje ne Qafe Muzine. Qeshni, ju qeshni, hajdeni provoheni dhe besoni”, thotë Guri i cili përflitet se paralelisht ka nisur një studim të gjerë edhe për përsheshin me kos, por gjithçka ngelet në kuadër të hipotezave.
Idiot katastrofik. Dordollite pa fund, llomititje pa asnje lloj kriteri. Pertype fjali pa kuptim duke nxjere nga goja, qe funksionon ne autonomi te plote nga truri, shprehje qe sakatojne shqipen letrare. Kandidat ideal per titullin “budalla I lagjes”