Një lajm i mirë vjen për ata që kanë zgjedhur që nëpër Tiranë të lëvizin me biçikletë dhe punët e përditshme t’i kryejnë me të. Edhe pak është gati korsia më e re e biçikletave në një nga rrugët më të rëndësishme të kryeqytetit. Bëhet fjalë për rrugën “Sami Frashëri”, ndërsa lajmin e mirë e jep kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku në një status në Facebook, shkruan se ky është një lehtësim për pedaluesit, të cilëve deri dje u duhej të kalonin përmes makinave në atë aks.
“Hej, goca e çuna! 👋 Biçikletat me vete 🚲👫 se për pak e kemi gati segmentin e parë të korsisë së biçikletave në rrugën📍 “Sami Frashëri”. Një lehtësim i paparë për padaluesit, që deri më dje u duhej të depërtonin përmes rradhëve të 🚗🚗, e që nga sot mund ta shijojnë qetësisht e brenda gjithë standardeve rrugëtimin e tyre.🧩🎈🌴🚲 Ta gëzoni yje!”, shkruan Veliaj.