Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme, me anë të një postimi në Facebook, ka sulmuar ashpër qeverinë për radhët në Kakavijë, ndërsa i ka bërë thirrje që t’i qëndrojë pranë qytetarëve dhe t’u sigurojë testin e Covid-19 falas, në mënyrë që të kalojnë me lehtë në kufij.
Sipas Metës, qytetarët shqiptarë s’mund të trajtohen pa atdhe apo pa shtet, si dhe i konsideron si të papranueshme aktet e forcës.
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe, i është përgjigjur presidentit Meta sa i takon kritikave të këtij të fundit ndaj qeverisë.
Braçe teksa ka shpërndarë lajmin për zhbllokimin e pikës kufitare të Kapshticës, ka shkruar se provokimet banale vijnë nga blloku i luksit dhe se ato nuk zgjidhin gjë, vetëm ngjallin neveri.
“Dikush t’i thotë hienës së votave se provokimet banale të përditshme me dhembshurinë ndaj shqiptarëve nga blloku i luksit, nuk zgjidhin gjë, veç ngjallin neveri”, tha Braçe.
/a.r
Gjaksori,Ilir Metà.Tradhtar i kombit shqiptar.