Nga Gazmend SHPUZA
Periudha kohore e marrë në shqyrtim në këtë shkrim përfshin aspekte të rëndësishme të zhvillimeve shqiptare në fillimet e Luftës I Botërore:
Agresioni shovinist serb ndaj shtetit shqiptar; Sabotimi i qëndresës popullore nga esadistët dhe turkomanët e M. Qazimit; Qëndresa popullore antiserbe e udhëhqur nga Haxhi Qamili; Shpërthimi i terrorit serboesadist ndaj kryengritësve“rebelë”; Pashallëku islamik i E. Toptanit, naçalnikut të N. Pashiqit; Më 16 gusht 1915 varet në Durrës Haxhi Qamili.
Karakterizimi i viteve 1912-1913 si “vit i mrapshtë” është i hershëm pothuajse që në ato vite. Aso kohe ai u referohej mbrapshtinave që sollën politikat ballkanike dhe ecvropiane në kurriz të lirisë dhe të tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve: Luftat Ballkanike; vendimet e Konferencës së Londrës, lidhur me kufijtë e Shqipërisë, tashmë të përgjysmuar; rebelizmat esadisto-turkomane kundër qeverisë së Vlorës së Ismail Qemalit dhe kundër princit gjerman V. Vid. Shqiptarët nuk arritën t’i gëzoheshin Shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe njohjes së saj më korrik 1913.
Pra, rebelizmat nisën që me shpalljen e Pavarësisë. Në ballë të tyre e deri në fund qëndroi Esad pashë Toptani. Këtij rebelimi iu kundërvu Kryengritja Antiesadiste e bazuar në një koalicion forcash e drejtuar kundër orientimit ballkanik, kryesisht proserb të pashajt toptanas. Krah tyre u rreshtuan jo vetëm rryma proturke, e cila i përmbahej kërkesës për një princ turk, por dhe elementët turkomanë me në krye myftiun e Tiranës, Musa Qazimin. Forcën më të vendosur të Kryengritjes antiesadiste e përbënin katundarët e komanduar nga Haxhi Qamili.
Esadi, i rrethuar prej më se 6 muajsh në Durrës, po e priste me padurim dhe shqetësim të madh intervencionin ushtarak serb brenda kufijve të shtetit shqiptar,
Ndërhyrja frontale e forcave serbe në ndihmë të Esad pashës u ndërmorr pas dështimit të bandave serbo-esadiste për t’iu kundërvënë forcave antiesadiste brenda zones së kryengritjes. Në vazhdim të përpjekjeve për përgatitjen diplomatike të terrenit për këtë sulm kundër Shqipërisë pranë qeverive aleate qeveria serbe jepte alarmin rreth të ashtuquajturave inkursione të bandave shqiptare në territoret serbe. Sikur kjo të ishte e vërtetë, gjithësesi, fjala është për troje shqiptare të aneksuara në bazë të vendimeve të padrejta të Konferencës së Ambasadorëve. Së fundi, për të justifikuar sa me bindshëm para aleatëve të tyre, agresionin e tyre, serbët u deklaronin autoriteteve diplomatike dhe konsullore franceze, se banda të shumta nën udhëheqen e Haxhi Qamilit e të tjerëve, kinse të organizuara nga oficerë turq e, madje, dhe austriakë, paskan sulmuar disa here në drejtim të Ohrit, Prizrenit dhe Shën Naumit. Si kundërpërgjigje forcat serbe paskan qenë të detyruara të kalonin kufirin në ndjekje të këtyre bandave!
Serbia përqendroi rreth 20 000 forca në kufirin shqiptar, të gatshme për të marshuar drejt Shqipërisë së Mesme. Synimi i tyre ishte jo vetëm të lironin nga rrethimi mikun e tyre Esad pashën Duke shtypur Kryengritjen Antiesadiste shpresonin të siguronin daljen e tyre në brigjet e Adiatikut. Ata qenë venë nën komandën e gjeneralit D. Popoviç.
Pashiqi deklaronte se kundër Shqipërisë u përdorën vetëm10000 ushtarë, ndërsa ministri i tij i Luiftës fliste për 12000. Rrethet diplomatike malazeze e italiane i vlerësuan ata deri në 15 000. Specialistë ushtarakë, pasi llogaritnin këtu forcat e artilerisë dhe të prapavijës, ishin të mendimit se këto forca arrinin në 20 000 ushtarë, sipas tyre, në të dislokuar deri më atëherë në Maqedoni. Diplomati rus Shtrandtman e quante të pasaktë shifrën prej 40 000 vetë të deklaruar nga autoritete ushtarake italiane.
Forcat e angazhuara nga Beogradi për këtë qëllim nuk ishin të pakta, sidomos po të krahasoheshin me numrin e përgjithshëm të ushtarëve të mobilizuar nga Serbia gjatë Luftës së Pare Botërore që arrinte në 120 000 vetë. T’u hiqje këtyre forcave, të destinuara tërësisht për frontin austro-serb, të rëndësishëm për Antantën, qoftë dhe më shumë se një të gjashtën e efektivit të tyre do të thoshte ta lehtësoje shumë peshën e ushtrive austro-hungareze, sidomos tani pas hapjes së frontit italo-austriak krahas frontit të luftës me Rusinë. Faktet po përligjnin frikën e Peterburgut, Parisit e Londrës, se Serbia me fushatën e saj ushtarake në Shqipëri po dëmtonte rëndë interesat luftarake kryesore të Antantës.
Sipas lajmeve që vinin nga fronti, ushtria serbe filloi ta kalonte kufirin shqiptaro-serb, më 29 maj 1915. Marshimi i saj që në filllim u shoqërua me terror, me djegien e fshatrave kufitare. Forcat serbe qenë ndarë në dy grupe, në drejtim të Ohrit, të komanduar nga koloneli Peter Mishiq, dhe të të Drinit me qendër në Dibër, të komanduar nga koloneli Milutin Mishkoviq.
Komanda serbe fillimisht u përpoq ta justifikonte agresionin me nevojën e ndjekjes së refµgjatëve nga tokat e aneksuara prej Serbisë, të cilët krijonin shqetësime në kufi, të nxitur, gjoja, nga agjentët austriakë. Për të ndikuar sado te shqiptarët në mirë aksionin e tyre ushtarak kundër Shqipërisë, të dy komandantët serbë lëshuan, me 2 qershor 1915, nga një shpallje me të njëjtën përmbajtje në serbisht dhe në shqip nga Dibra dhe nga Ohri. Se kush mund ta lexonte dhe ta kuptonte këtë shpallje nga minoritarët e paktë bullgarë, vështirë mund të thuhet. Per përhapjen e kësaj shpalljeje të komandës serbe në Shqipërinë e Mesme u angazhuan, sipas shënimit te datës 14 qershor1915 të nëpunsit të doganës së Durrësit, Ali Riza Zaimit, bejlerë çifligarë si Kadri bej Peqini (AQSH. Fondi 886, d. 582).
Demagogjia që përdorën komandantët serbë në këtë dokument të drejtuar shqiptareve ishte shumë trashamane. Nën pretekstin e eliminimit të veprimtarisë së agjenturës austriake dhe xhonturke, i njihnin vetes haptas të drejtën e paligjëshshme të vinin “rregull” në Shqipëri, të shtypnin kryengritjen, të ndëshkonin kryengritësit dhe t’u impononin shqiptareve pushtetin e agjentit te tyre, Esad pashë Toptanit. Me këtë rrugë Mishiqi dhe Mishkoviqi nën komandën e D. Popoviçit shpresonin të siguronin “qetësinë” në kufijtë perëndimore të Serbisë dhe, madje, për më tepër edhe “miqësinë” e popullit shqiptar!
Shpallja shprehte interesin e autoriteteve serbe për sigurimin e fesë e të gjuhës së serbëve që kishin ngelur jashtë Serbisë, madje, pra edhe në Shqipëri si p.sh. midis vrakaçorëve të vendosur pranë Shkodres jo shumë kohë më herët. Kolonelët që e neshkruanin atë bënin të qartë, se Serbia nuk do t’i lëshonte tokat shqiptare të aneksuara. Dy kolonelët nuk bënin fjalë fare për sigurimin e të drejtave kombëtare të shumicës kompakte të shqiptarëve, të mbetur nën thundrën e shovinistëve serbë.
Nga ana tjetër, siç shihet, në të ndihet e fuqishme hija e marrëveshjes tradhtare të shtatorit 1914 që kishte nënshkruar Esad pasha me Pashiqin. Miqësia shqiptaro-serbe mendohej të sigurohej nën lajtmotivin e jetës së “përbashkët shekullore” të shqiptarëve me serbët si dhe nën kujtimin e sundimit të mbretërve serbë mbi shqiptarët. në shpalljen në fjalë skicohet edhe marrëveshja e afërt kapitulluese që do të nënshkruajë pas pak Esad pasha me përfaqësuesit e Pashiqit, fill pas shtypjes së Kryengritjes që po vijonte, që prej sa muajsh, kundër pashës.
Pushtimi serb në Shqipëri ngjalli zemerim dhe protesta të forta në mbarë vendin dhe jashtë tij, në qarqet politike shqiptare dhe shtypi i tyre, për çka ata protestuan edhe pranë Fuqive të Mëdha. Në këto protesta u provua falsiteti i preteksteve të pathemelta, që përdorte diplomacia e propaganda serbe për të përligjur aktin e saj armiqësor ndaj Shqipërisë.
Në protestën e shoqërisë “Dëshira” dhe të Komitetit “Lidhja Kombëtare” të botuar te “Biblioteka “Zëri i Shqipërisë””, e drejtuar nga Themistokli Gërmenji theksohej, se shqiptarët po e ruanin neutralitetin e Shqipërisë. Theksohej, se këtë neutrlitet nuk e cënonte lufta e tyre kundër krijesës se Serbisë, Esad pashës. Si të eliminonin këtë pengesë, ata donin të vendosnin qetësinë e plotë në shtetin e tyre neutral, neutraliteti i të cilit qe garantuar nga vetë qeverite e Fuqive të Mëdha.
Sapo u muar vesh sulmi serb, Haxhi Qamili me Sadi Tatanin njoftonin me telegram këshillin e Elbasanit nga Peqini me 30 maj 1915, se po niseshin menjeherë në krye të 300 kalorsëve kundër invadorëve serb. Ata njoftouan komandantin e Pogradecit, se së shpejti do t’u vinin ndihma. Në të njëjtëh kohë lajëmëruan Elbasanin e krahinat e tjera që t’i nisnin forcat që dispononin për në kufi. Për mobilizimin e tyre me 5 qershor në Tiranë u be një mbledhje nga e cila iu bë thirrje edhe krahinave të tjera për t’u çuar të gjithë në këmbë në mbrojtje të atdheut.
Për masat ushtarake që po ndërmerreshin për mbrojtjen atdheut bënte fjalë edhe gazeta “Seda-i millet” (Zëri i kombit) e datës 5 qershor 1915. Midis oficerëvet që iu përgjigjen thirrjes së Haxhi Qamilit dhe u bashkuan me kryengritësit antiesadistë kundër agresionit serb, ishin edhe nga ata që sapo qenë liruar nga burgu, si major Haki Tatazati dhe kapiten Banush Hamdiu. Haxhi Qamili, me cilësinë e komandantit të përgiithshëm të kryengritësve, i emëroi ata komandantë repartesh. Ata qenë liruar prej brgut pas lutjes që i drejtuan në muajin mars këshillit të Elbasanit. Mirëpo duhet thënë, se edhe në këtë moment kritik për fatet e atdheut, jo të gjithë elementët që përfituan nga amnistia e shpallur nga këshilli i Elbasanit, iu përgjigjen thirrjes së Haxhi Qamili për t’u bashkuar në luftën kundër armikut. Gatishmërinë për një bashkim të tillë për shpëtimin e atdheut ata e kishin shprehur edhe vetë në lutjen e tyre për falje që më 19 mars 1915.
Në mbledhjen e përfaqësuesve të lagjeve dhe fshatrave të Tiranës më 5 qershor për mobilizimin e përgjithshëm të të gjitha forcave pa dallim besimi, mysliman dhe jomysliman, të gjthëve u bëhej thirrje të linin punën e parmendat dhe të hënën me date 7 qershor që në mëngjes, si të pajiseshin e të plotësoheshin forcat, të grumbulloheshin me urgjencë në Elbasan.
Fillimi i sulmit serb kundër Shqipërisë shënoi edhe thellimin e tërheqjeve të krerëvet të lëkundur të këshillave. Midis tyre dhe komandantëve fshatarë shpërtheu një diskutim i ashpër lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj agresionit të armatosur serb. Pati nga ata, siç kujtonte avokati Xhemal Kusi që pretenduan, sipas kujtimeve të tij, se “do të ishte një marrëzi të bëheshin shkaktarë e të vriteshin së koti dhe pa dobi djelmt e vendit tonë tue i çue në luftë kundra një krali. . . që ka një ushtri të rregullt”.
Më i vendosur për qëndresën kundër shovinistëve serbë vijoi të tregohej Haxhi Qamili. Prandaj ështe Haxhi Qamili ai që vihet në krye të organizimit të saj, çka e vinte në dukje si shtypi i huaj dhe ai shqiptar, kur shkruante që forcat shqiptare komandoheshin nga “i famshmi Haxhi Qamili”.
Krerët e lëkundshëm të shtyrë nga agjentura esadiste bënë plane për të hyrë në marrëveshje me pushtuesit serbë. Për këtë qëllim ata iu drejtuan edhe Esad pashë Toptanit me anën e Kadri bej Peqinit, Selim age Peqinit dhe Selim age Rrogozhinës. Ata deklaruan se do ta prisnin ushtrine serbe, me të mire, ashtu siç do ta priste edhe Durrësi. Për të siguruar marrëveshjen me ushtrinë serbe dhe pajtimin me Esad pashën këta krerë ishin gati të sakrifikonin, sipas av. Jonuz Tafaj, duke ia dorëzuar serbëve, komandantët e kryengritësve, pikësëpari, Haxhi Qamilin. Atë e akuzuan vijon avokati, se filloi luften kundër serbëve pa u marrë vesh mirë me Musa efendinë dhe krerët e tjerë në Tiranë. Krerët kapitullantë e paraqisnin qëndresën e fshatarëve si vepër vetëm të Haxhi Qamilit, me të cilën ata nuk kishin të bënin fare. Qëndrime të tilla kapitullante u bënë pengesë për mobilizimin e forcave popullore në mbrojtje të atdheut. Gatishmëria popullore për luftën kundër pushtuesve serbë ndeshte në sabotimet e këtyre krerëve.
Siç shihet dokumentet hedhin poshtë mendimin e përhapur në këtë kohë dhe me vonë, se thirrja për luftë nga kryengritësit me Haxhi Qamilin në ballë qe bërë mbi baza fetare dhe u qe drejtuar, gjoja, vetëm myslimanëve si “turk ala-dini islam (besnik të fesë myslimane) për të luftuar për tokën e bekueme të myslimanëve”· Pohime të tilla e shtrembëronin qëllimisht karakterin objektiv atdhetar të luftës së kryengitësve antiesadistë kundër pushtuesve shovinistë serbë, duke mohuar patriotizmin e masave fshatare, të cilat pavarësisht nga paragjykimet e tyre fetare, luftonin në të vërtetë për mbrojtjen e vatrave të tyre, për mbrojtjen e atdheut. Pra, kryengritësit nuk luftonin për “tokat myslimane”, por për tokat shqiptare dhe e bënin të qartë se mbrojtja e tyre nuk ishte detyrë vetëm e myslimanëve, por qe detyrë e mbarë shqiptarëve, pa dallim feje.
Thirrja iu drejtua të gjitha prefekturave të përfshira nga kryengritja, duke shprehur vendosmërinë për të qëndruar deri në njeriun e fundit përballë armikut qe sulmonte atdheun tonë, me pretendimin se mbështeste synimet e Esad pashës, i cili prej pesë muajsh, siç thuhej aty, kishte zaptuar me force fronin princor dhe ushqente synimin të bëhej vetë princ.
Në këtë drejtim Musa Qazimi dhe ndjeksit e tij vepronin pas shpinës së Haxhi Qamilit dhe komandantëve të vendosur që ishin nisur për në front. Me këtë mënyrë ata vazhduan deri në fund veprimtarinë e tyre minuese në radhët e lëvizjes, duke i dhënë armë armikut për të përligjur agresionin e tij kundër vendit tonë, luftën për shtypjen e kryengritjes pasi ata vetë kishin dështuar në përpjekjet për ta frenuar atë.
Kjo deklaratë ishte në kundërshtim flagrant me deklaratat që Këshilli i Përgjithshëm dhe komanda e kryengritjes u kishte bërë para 5-6 ditësh si komandës serbe në Ohër, ashtu edhe konsujve të Fuqive të Mëdha në Shkodër. Deklarata të tilla binin në kundërshtim të hapët edhe me vetë frymën e dokµmentit të 5 qershorit, ku mbizotëronte thirrja drejtuar të gjithë shqiptarëve pa dallim feje dhe akuza kundër Esad pashës si uzurpator i fronit të principatës shqiptare. Për t’i dhënë kësaj deklarate një bazë të ligjshme dhe të përgjithshme elementët kapitullantë e paraqitën atë në emër të Këshillit të Përgjithshëm tashmë të riorganizuar (Tiranda müteshekil Heyet-i umumije), me sa duket, po atë ditë, me 5 qershor. Pavaresisht nga këto përpjekje ky këshill i improvizuar nga elementët turkomanë të Tiranës nuk mund të përfaqësonte mbarë lëvizjen. Si edhe në rastet e tjera, sado të rralla qofshin ato, kërkesat e deklaratat e turkomanëve qenë të pjesshme dhe përpiqeshin të ngrinin krye pa mundur t’i eklipsonin kërkesat kryesore politike të lëvizjes antiesadiste e proturke.
Në opinionin publik shqiptar manovra të tilla nuk po zinin me vend. Tashmë qe krijuar bindja, se lufta e katundarëve ishte një luftë e drejtë dhe patriotike. “Ehlikijami (kryengritja popullore) në mbrojtje të Atdheut”, shpallte, po më 5 qershor,në Shkodër gazeta “Populli” , organ i Komitetit të Kosovës, e drejtuar nga labi Sali Nivica. Kjo gazetë dhe gazeta “Seda-i millet që dilnin në Shkodër bënë thirrje të parat për të protestuar pranë përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha kundër agresionit serb mbi tokat shqiptare.
Shumë rrethana ndikuan që të mos arrihej të kryhej mobilizimi i të gjitha forcave popullore. Pavaresisht nga kjo, kryengritësit fshatarë bënë një qëndresë heroike kundër_pushtuesve shovinistë serbë.
***
Forcat agresive serbe ndeshën në qëndresën e shqiptarëve sapo kaluan kufirin. Dan Cami me forca të pakta organizoi pritën e parë në Sepetovë. Forcat e shumta serbe nuk e patën të vështirë ta kapërcenin atë. Për shkak të kësaj qëndrese dhe të luftës së Fet Camit kundër bandave serbo-esadiste të Taf Kaziut e të krerëve të tjerë esadiste, shtëpitë e Camëve në Viçisht kujtonte av. Jonuz Tafaj, u bënë preja e parë e terrorit serb.
Haxhi Qamili me forcat e tij u përqendrua në Qukës. Me të qenë bashkuar edhe 70-80 vullnetarë, rebelë” antiesadistë nga Struga dhe Ohri.
E gjithë barra e luftës kundër agresionit të armatosur të pushtuesve serb ra mbi shpatullat e kryengritësve fshatarë.
Forcat ushtarake të kryengritësve fshatarë të udhehequra nga Haxhi Qamili, megjithëse te pakta në numër, pa armatimet e duhura, me mungesa të mëdha, qëndresën e pare e bënë në Qukës. Përballë forcave të shumta u detyruan të tërhiqen nën goditjet e dendura të artilerisë serbe. Me gjithë epërsinë e madhe të armikut, ata me ndihmën e forcave vendase nuk e lane ushtrinë serbe të futej në Çermenikë. Duke e pare që Babë Haxhiu ishte shpirti i qëndresës, esadistët u përpoqën ta kapnin dhe ta eleminonin atë.
Në tërheqje e sipër, poshtë luginës së Shkumbinit, H. Qamilit i ngritën një pritë, së cilës ai iu shmang, duke marrë rrugën e Peqinit. Siç thuhej, në këtë mes kishin gisht edhe elementët turkomanë, madje edhe vetë myftiu i Tiranës. Pas dështimit të pritës H. Qamilit, siç tregojnë, i organizuan, me sa duket, me 7 ose 8 qershor, një kurth tjetër në Shijak ku arritën dhe ta arrestojnë. Elementët kapitullantë po bëheshin gati t’ia dorëzonin H. Qamilin Esad pashës dhe pushtuesve serbë.
Me tej, sipas lajmeve, qenë arrestuar edhe Maksud Troplini, Haxhi Markoja, Sadi Tatani e Mersin Vokshi. Pati zëra të cilat, siç del nga zhvillimi i ngjarjeve, nuk qenë të vërtetë që për 24 ore qe arrestuar edhe Man Picari. Ata shpëtuan në saje të ndërhyrjes së menjëhershme të një grupi fshatarësh kryengritës të drejtuar pikërisht nga O. Picari. Që të dy, H. Qamili dhe O. Picari, pas kësaj ngjarjeje ishin të vendosur ta vazhdonin qëndresën dhe bënë thirrje rishtazi për mobilizim. Për të ngritur moralin e popullit ata i bënë jehonë rishtazi lëkundjeve që vëreheshin në radhët e mercenarëve në Durrës. Në të vërtetë me 5 qershor në mbrëmje qenë arratisur nga Durrësi 30 veta. Por këto thirrje dhe fakte nuk arritën të bënin jehönën e duhur. Ushtria serbe, grupimi i Ohrit, po përparonte me shpejtësi. Ajo, me gjithë protestat e qeverïsë italiane, hyri në Elbasan. Që këtej forcat e saj u ndanë në dy pjesë: njëra kaloi nga ana e Rrogozhinës në drejtim të Durrësit, ndërsa tjetra nga ana e Kërrabës në drejtim të Tiranës.
Në të dy krahët kolonat serbe gjatë marshimit të tyre ndeshën në qëndresën e reparteve fshatare. Qëndresa e tyre u përqendrua në Qafë të Kërrabës për mbrojtjen e Tiranës ku ishte qendra e lëvizjes antiesadiste.
Me 6 qershor u nisën forcat e Tiranës në Kërrabë nën komandën e mylazim, kapiten i dytë, Shefqet efendiut. AtjePranë tyre shkoi edhe kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, Abdulla Gjinali. Me këto forca u bashkua, me në fund, edhe Musa Qazimi, pasi Esad pasha ia kishte prerë të gjitha rrugët për marrëveshje dhe I kërkonte kapitullimin pa kushte.
Komanda e kryengritësve me anën e manovrimit u perpoq t’i krijonte armikut përshtypjen sikur kishte shumë forca në dispozicion. Në përpjekjet e para sulmi i ushtrisë serbe u thye dhe ajo pësoi humbje të rënda. Në Durrës u përhapën fjalë se qenë vrarë 2000 ushtarë serbë.
Gjendj anë front filloi të ndryshojë më me shpejtësi pas disa gabimeve të bëra nga komanda e kryengritësve. Nga sinjali i borizanit që kërkonte municion, sinjal i cili njihej nga serbët që nga koha e Luftës Ballkanike, ata morën vesh që kryengritësve iu ishin mbaruar municionet. Dështimi i qëndresës së kryengritësve u shpejtua nga veprimtaria e agjenturës esadiste. Esadistët, si Qamil bej Mulleti, u dhanë serbëve të dhëna të sakta mbi fuqitë e pakta shqiptare dhe mungesën e armëve e të municioneve. Gjithashtu ata e ndihmuan armikun që të zinte pozitat mbizotënuese e të dilte në shpinë të forcave shqiptare. Përpara sulmit të forcave armike, disa here me të mëdha në numër, të armatosura deri në dhëmbë e të mbështetura nga artileria, forcat e pakta e të armatosura keq të kryengritësve u tërhoqën nga Qafa e Kërrabës dhe u shpërndanë, duke lënë rreth 80 veta të vrarë, midis tyre edhe komandantët Dokë Qordja e Ramë Kallari etj. Sipas komunikimit zyrtar që kishte bërë Esadi me tellall qenë vrarë 300 kryengritës dhe zëne rob 130 prej tyre.
Qëndresa e parashikuar, të bëhej nga forcat e Kavajës e të Peqinit u sabotua nga Kadri beu. Si rrjedhim i këtyre sabotimeve Kavaja nuk pranoi as ndihmën e malësorëve të Bregut të Matës.
Me 11 qershor 1915 ushtritë serbe hynë në Tiranë. Pas dy ditësh ata arritën në afërsitë e Durrësit, duke e nxjerrë veglën e tyre, Esad pashë Toptanin nga rrethimi afro 200 ditor i kryengritësve fshatarë. Për shkak të protestave energjike të qeverisë italiane, ushtria serbe nuk hyri në qytet. Deri këtu përparuan forcat pushtuese serbe me pretekstin për të shkatërruar vatrat antiserbe të propagandës austroturke të përqendruar në Elbasan e në Tiranë.
Pushtimi serb nuk mund të mos nxiste edhe fqinjët e veriut e të jugut për të shpejtuar apo për të dendësuar pjesëmarrjen e tyre në copëtimin e plotë të Shqipërisë, për t’i vëne aleatët e mëdhenj të Antantës, në fund të luftës, përpara fakteve të kryera. Kështu ato ditë që forcat serbe hynë në Tiranë ushtritë malazeze kaluan kufirin dhe me 27 qershor hynë në Shkdëder, ndërsa forcat shoviniste greke ishin të gatshme të përparonin me tej.
Ushtria serbe kudo ku hyri ngriti flamurin e Esad pashës, të kuq me yll të bardhë.
Forcat kryesore kryengritëse u shpërndanë. Kryengritja u shtyp me zjarr e me hekur; pas një qendrese heroike të fshatarësisë sonë atdhetare e revolucionare të Shqipërisë së Mesme kundër ushtrive shoviniste të krajl Pjetrit. Me të drejtë gazeta “Koha” shkruante, më 26 korrik 1915: “Nuk u shkel me këngë Shqipëria”. Siç do ta kishte dëshiruar Esadi e rrethi i tij i ngushtë, për çka nuk mjaftuan afro edhe10 muaj me praninë e forcave serbe të sanksionuar nga marreshja me ministrin e brendshëm të Pashiqit!
Esad pasha, me gjithë ndihmën e bajonetave serbe, nuk e pati të lehtë ta shtrinte dhe ta konsolidonte pushtetin e tij. Qëndresa popullore kundër pushtimit serb dhe tradhtisë esadiste vijoi deri sa Pashaj i Tiranës qëndroi në Durrës.
Forcat kryesore kryengritëse qenë shpërndarë. Qëndresa e fshatarëve antiesadistë/antiserbë vazhdonte në grupe të vogla. Esad pasha me ndihmen e forcave serbe filloi ndjekjen e pjesemarresve në kryengritje. Në të vërtetë, shpërtheu një terror i egër e masiv, i cili jo vetëm nuk i linte gjë mangut reaksionit xhonturk të disa viteve me pare, por edhe po e tejkalonte atë.
Gjatë marshimit të saj drejt Durrësit, ushtria serbe rrahu me artileri fshatrat që ndodheshin buzë rrugës. U dogjën Mamli, Kërraba etj. Me dhjetëra qenë fshatarët që u asgjësuan në pikat ku ajo ndeshi në qëndresën e kryengritësve. Vetëm në katundin Shkallë të Tiranës u vranë 70 burra dhe u dogjën shumë shtëpi. Pa mëshirë u asgjësuan kryengritësit që u zunë në kodrat e Rrashbullit para Durrësit. Ushtria serbe dogji shtëpitë e personave që ishin shquar në qëndresën kundër saj, siç qe Ramë Kallari nga fshati Yrshek apo Sylë Haka nga fshati Zezë, edhe pse ky, siç thuhet, qe treguar i lëkundur në luftën kundër Esad pashës.
Një vëmendje të posaçme i kushtuan pushtuesit dhe reaksioni çifligar çarmatosjes së popullsisë fshatare, sepse e kishin të qartë rrezikun që paraqiste për ta një popull i armatosur qoftë dhe jo si duhet. Urdhëri i Esad pashës ishte i prerë edhe pse ai përpiqej ta argumentonte këtë masë si diçka e marrë në dobi të popullit e të vendit, me që pushteti i vendosur prej tij do të ishte, kinse, në gjendje të vendoste qetësinë. Ky urdhër iu dërgua me vonë të gjitha krahinave. Rëndësi iu dha çarmatosjes së personave të veçantë, të dalluar në qëndresën kundër pushtuesve serbë dhe si antiesadistë, si Ibrahim Haxhiu dhe Rustem Kabashi me shokë në Krujë etj.
Porse mbledhja e armëve nuk ishte një punë e lehtë për autoritetet esadiste edhe pse të ndihmuara nga forcat serbe, çka e pranonin edhe ata vetë. Ditët e para nga Ndroqi u mblodhën vetëm 30 pushkë, ndërsa Esadi ishte i informuar se atje kishte 400 cope. Në këto kushte ai detyrohej që t’i kërcënonte ata që i fshihnin e prishnin armët, me humbjen e jetes. pa hequr dorë nga demagogjia. Personat, të cilëve iu gjetën armë të fshehura, u ekzekutuan. Me sa duket, armët që u mblodhën në këtë rrugë nuk qenë të pakta. Sipas një njoftimi, vetëm nga Berati me 6 korrik u nisën për në Durres 31 karroca me armë të mbledhura me forcë në popull.
Ndërsa, nga njëra anë, Esad pasha i kërcënonte njerëzit, nga ana tjetër, për demagogji deklaronte që marrja e pushkëve të mos bëhej me mjete “brutale”, por të zbatohej me “qetësi” dhe me “dinjitet”. Gjithë kjo për të krijuar përshtypjen që kishim të bënim me një administrate të rregullt, e cila vepronte në bazë të ligjeve dhe jo në rrugë arbitrare.
Sa u tha më sipër dëshmohet nga një mori dokumentesh. Po citojmë vetëm pak prej tyre: Urdhrat e Esad pashës drejtuar krahinarisë së Ndroqit më 6 qershor 1915; tel. i Esadit drejtuar nënprefekturës së Krujës, 6 korrik 1915; shkresë e E. Toptanit drejtuar krahinarisë së Ndroqit, më 10 qershor1915; shkresë c komandantit të jashtëzakonshëm, Jusuf Dibrës për nënprefektin e Gramshit, 10 korrik 1915; shkresë e guvernatorit të Durrësit drejtuar krahinarisë së Ndroqit, më 29 korrik1915 etj. etj.
Përshkrime të hollsishme të të atyre zhvillimeve tashmë jo vetëm në Durrës por për të gjithë trevën ku u shtri sundimi i Esad pashës, gjejmë në Ditarin e doganierit të Durrësit, Ali Rizaj, i cili do të ishte mire të shihte dritën e botimit.
Një pasqyrë të terrorit serbo-esadist të atye ditëve të para pas agresionit serb e jepte gjithashtu dhe gazeta “Besa shqyptare” e dates 15 qershor 1915 në një shkrim të titulluar “Kah Shqypni e Mesme”.
Krahas çarmatimit vazhdonte edhe ndjekja e kryengritësve, sepse shumë prej tyre ndodheshin në arrati, midis tyre edhe i mirënjohuri aso kohe dhe më vonë Rexh Delia, të cilit Esad Toptani i kishte arrestuar të atin. Rëndësi të veçantë iu dha gjurmimit dhe arrestimit të krerëve të tyre. Brenda dy-tre muajsh esadistët mundën të shtinin në dorë shumicën e krerëve të kryengritjes midis të cilëve edhe Haxhi Qamilin, Ahmet Bejtagën, Maksut Troplinin, Haxhi Markon, Haxhi e Alush Qirën, Sadi Tatanin, Mehmet Sheshin, Nebi Balin etj. Të paktë qenë ata si Man Picari, të cilët mundën të shpëtonin.
Disa prej tyre, duke parë se bashkëfshatarët e tyre kërcënoheshin nga ushtritë serbe e mercenarët e Esad pashës, me djegien e fshatit e me ndjekje masive, u dorëzuan. Në rrethana të tilla u dorëzua edhe Haxhi Qamili për të shpëtuar Sharrën e tij. Kjo nuk ishte shprehje e qëndrimit të tij prej frikacaku, siç janë përpjekur ta paraqes reaksioni dhe kundërshtarët e tij sot e kësaj dite, për të ulur figurën e Babe Haxhiut në sytë e masave fshatare, të cilat e kishin dashur dhe e kishin ndjekur pas pikërisht për trimërinë dhe vendosmërinë e treguar në luftën kundër Esd pashës dhe agresorëve shovinistë serbë. Përkundrazi, ky ishte një akt burrëror dhe vetëmohimi qëndrim të cilin ai do ta mbajë edhe në burg, në gjyq, dhe para ekzekutimit. Ky qëndrim përputhej me gjithë jetën dhe luftën e tij, ishte fundi logjik i saj prej atdhetari të vendosur edhe pse anlfabet. Injoranca për çka akuzohen katundarët e Shqipërisë së Mesme që karakterizonte mbarë fshatarësinë tonë në fusha e në male
Kur mori vesh për kërcënimet që Osman Bali u bënte banorëve të Sharrës për dorëzimin e Haxhi Qamilit, ky deklaroi: Jo, Babe! Unë nuk e la katundin të merret në qafë për mue! bahet vetë fida-i (theror) Baba!” Osman Bali edhe në këtë operacion, i cili, u krye me 11 korrik, ishte i shoqëruar si zakonisht nga forca serbe.
Me 16 qershor sollën në Durrës të vëllanë e M. Picarit me 20 veta nga Tirana, si dhe 150 të burgosur nga Shijaku. Pas dy ditësh sollën nja 40 të burgosur të tjerë. Me 21 qershor aty sollën Mak Troplinin, Haxhi Markon, Mersin Vokshin, etj., gjithsej 50 veta, me 24 qershor vëllezërit Gjinali. Arrestimet vazhdonin. Me 11 shtator u zu Demir Leka. Ali Riza Zajmi i shenonte të gjitha këto në Ditarin e tij, më 16-24 qershor e deri me 29 gusht 1915.
Numri i të arrestuarve arrinte në dhjetëra e në qindra. Burgu i Durrësit i kohës së Turqisë nuk mjaftonte dhe Esad pasha shndërroi në burg një ndërtesë shkollore. Përveç kësaj, shumë prej të arrestuarve mbaheshin, për arsye sigurie në një anije që qndronte në ujërat para Durrësit.
Sapo ra Tirana në duart e serbëve, Esad pasha filloi proceset gjyqësore kundër kundërshtarëve të tij. Vendimi i pare u mor, me sa del, kundër Qamil Haxhifezës; me 12 qershor. Ai mbahej i burgosur në Durrës, që në muajin tetor të vitit të kaluar. Me 5 korrik u dënua M. Troplini. Gjyqe etjt e dënimet vijuan gjatë gjithë kohës që Esad pasha qëndroi në pushtet, deri me pushtimin austriak. Kështu shohim që edhe me 11 nëntor u dërguan nga Durrësi në Tiranë 10 veta për t’u gjykuar nga gjyqi ushtarak.
Komandantët fshatarë mbajtën qëndrim burrëror në burg dhe në gjyq. Qëndrimi i tyre ishte krejtësisht i kundërt me qëndrimin e krerëve turkomanë si Musa Qazimi e krytari i këshillit të Beratit, Eqrem Kozarja etj.
Gjyqi i jashtëzakonshëm i ngritur nga Esad pasha kryesohej nga Xhelal bej Zogolli. Për t’u shënuar ështe fakti që aktet e hetimeve të tyre qenë përpiluar në gjuhën serbe, siç i kishte hije administrates së Esad pashës, këtij naçalniku të Pashiqit në Durres.
Esad pasha urdhëroi që gjyqi i Haxhi Qamilit të bëhej një ore e me pare. Ai pranoi me guxim të gjitha veprimet revolucionare që kishte kryer në krye të masave kryengritësve fshatare kundër esadistëve: Ai pranoi që kishte marrë të holla nga çifligarët dhe tregtarët e pasur për të mbajtur dhe pajisur masën e kryengritësve. Madje, në këtë çështje ishte mjaft i përpiktë. Kur kryetari i gjyqit Xhelal beu e akuzoi se kishte grabitur në Berat 400 napolona, ai për të qenë i saktë iu përgjegj se nuk qenë 400 napolona por 418 lira, barazi me afro 387 napolona.
Ky rast dëshmon edhe një here se në veprimet e kryengritësve kemi të bëjmë jo me veprime anarkike por me veprime revolucionare të ndërgjegjshme, për të cilat ata ishin në gjendje të jepnin llogari deri në një. Haxhi Qamili pohoi se i kishte djegur vetë sarajet e Esad pashës. Po ashtu pranoi se kishte vrarë Selman age Ndroqin duke shtuar, se “gjithë ata që i kam vrarë meritonin të vriteshin” si njerëz të Esad pashës.
Qamil Haxhifeza, nga ana e tij dënoi politikën tradhtare të jashtme të Esad pashës, dhe shprehu, me sa duket, shpresën tek aleanca e fuqive austro-gjermano-turke dhe te fitorja e tyre. Një qëndrim i tillë përputhet me shumë me jeten e veprimtarinë e tij. Porse në kundërshtim me këtë hamendje, në Durrës, kur u zhvillua gjyqi dhe kur atë e ekzekutuan, u hapën fjalë, të cilat e paraqisnin qëndrimin e tij si një qëndrim turkoman të vendosur dhe thellësisht deri në fund antishqiptar. Një qëndrim të tillë nuk e mbajtën në gjyq as elementët turkomanë të vendosur si Musa Qazimi. Pra, nuk mund të pritej një gjë e tillë nga Qamil Haxhifeza, veprimtar i lëvizjes kombëtare antiosmane, udhëheqës i krahut me radikal të lëvizjes antiesadiste. Krerët turkomanë e urrenin sepse u bë, sipas tyre, partizan i princ Vidit dhe ishte ndjekës i alfabetit latin në gjuhën shqipe. Madje, Esad pasha mundi ta shtinte në dorë atë pikërisht me ndihmën e këtyre krerëve. Tamam këtij njeriu i veshën deklarata të tilla absurde për t’u menduar, në një kohë kur edhe ndonjë element me origjinë turke që u bashkua me lëvizjen antiesadiste dhe arriti të zinte poste me rëndësi në këshillat kryengritëse lokale, nuk mendonin me kështu.
Eqerem Kozarja, kryetarit i këshillit të Beratit, deklaronte para Xhelal bej Zogut, kryetari i gjyqit serbo-esadist, më 2 gusht 1915, sipas aktmbrojtjes së tij: “mbasi u zhduk një here prej këtu sovraniteti turk, dihej prej të gjithë atyre që kishin pak tru në kokë, se ai sovranitet dhe ai sundim nuk kthente me në Shqipëri. Duke qenë kështu të përpiqeshe të futshe nën sundim të Turqisë këto vende të banuara prej myslimanësh, do të thoshte ta humbisje Shqipërinë dhe për pasojë t’i shtinje myslimanët nën zgjedhën e të huajve. Unë, thashë, s’kam kërkuar një gjë të tillë dhe as e kam dëshiruar”.
Fjalët e përhapura rreth qëndrimit të fundit të Q. Haxhlifezës, mendojmë se janë vazhdë e fushatës së filluar e të zhvilluar kundër tij nga Esad pasha që në tetor të një viti më pare. Për sundimtarin e Durrësit nuk ishte e mjaftueshme ta zhdukte atë, gjë që mund ta kishte bërë edhe me pare gjatë këtyre nëntë muajve që e kishte në dorë. Atij î duhej ta njolloste atë në sy të opinionit atdhetar shqiptar si agjent turk, me turk se ai vetë.
Të dhëna të tjera flasin krejt ndryshe për qëndrimin e Q. Haxhifezës para se ta varnin. Sipas policit të burgut, Kasem Ismaili ai “si fjalë të fundit, ka deklaruar trimërisht, se Esadi ishte një tradhtar i poshtër i atdheut dhe veprat e tij ishin krejt ilegale dhe se Esadi do t’i paguante me kokën e tij gjithë krimet që po bënte duke zbatuar kodet e huaja.
I vendosur, trim, i qartë deri në fund qëndroi në gjyq edhe togeri Ahmet Bejtaga nga Kavaja. Ai deklaroi se ishte armiku i pashait dhe i politikës së tij. Për këtë arsye qe bashkuar “me njerëzit e paditur”, me kryengritësit, megjithëse këta ishin deklaruar për një princ turk. Për të, si ithtar i princ Vidit, kjo ishte një kërkesë e papranueshme dhe e dëmshme. Megjithatë u bashkua me fshatarët kryengritës në një front kundër pashait, sepse Esadi, siç deklaronte ai burrërisht, “është i poshtër, është rezil (i ulët) dhe katil është bërë rrezik për shtetin”. Për të gjitha këto arsye ai deklaronte haptazi: “u përpoqa ta zhdukja pashanë, por nuk me lejoi fati”.
Të dënuarit, pothuajse të gjithë u gjykuan nën akuza të njëjta për grabitjen e pasurisë së bejlerëve çifligarë, për djegien e shtëpive të tyre, për vrasjen, burgosjen e internimin e mjaft personave dhe për grusht shteti. Të gjitha këto, siç shpreheshin zyrtarët e lartë të Esadit, “ishin krime kundër zotit, atdheut dhe moralit”?!
Pavarësisht nga frazeologjia e përdorur, gjithë dokumentacioni ekzistues që bën fjalë për gjyqet e shumta që u zhvilluan në Shqipëri pas shtypjes së Kryengritjes Antiesadiste të quajtur Fshatare, dëshmon qartë se tehu i terrorit esadisto-shovinist ishte drejtuar kryesisht kundër elementëve revolucionare atdhetarë e antifeudalë. Synimi ishte të thyhej guximi i masave popullore për të ngritur dorën kundër pronës çifligare, kundër pushtetit të bejlerëve, sidomos kundër politikës tradhtare të Esad pashës, që atyre të mos u shkonte më në mend të ngrinin krye. Për të lustruar “atdhetarizmin” e Esat pashës dhe të regjimit të tij mercenar, duheshin ulur dhe njollosur kundërshtarët, duke i veshur, në mos të gjithëve shumicës së tyre, synimet politike të disa krerëve reaksionarë, kërkesën antikombëtare të tyre të ribashkimit të Shqipërisë me Perandorinë Osmane. Esad pasha shumë vonë u shkëput prej patriotizmit të tij të thekur Osman.
Për t’u vënë në dukje është se nga burimet që kemi në dorë nuk del që komandanti i përgjithshëm i kryengritjes, Haxhi Qamili, të jetë akuzuar për këtë kërkesë, sado që parullat fetare të përdorura prej tij lenin shtegun hapur për të vënë me tendencë shenjën e barazimit midis tyre dhe parullave politike turkomane. Kjo tregon qartë se Esadin e klasën e tij nuk e shqetësonin fare në këtë rast parullat turkomane, ithtarë i flaktë i të cilave pat qenë deri më atëherë vetë pashaj dhe rrethi i tij.
Me dhjetëra qenë personat e dënuar me vdekje. Vetëm në një ditë gjyqi ushtarak i Beratit dënoi shtatë vetë me vdekje Dy javë pas shtypjes së kryengritjes, me ndihmën e forcave serbe, Esadi filloi ekzekutimin e vendimeve të gjyqeve të ngritura prej tij. Me 26 qershor u varën në Durrës Qamil Haxhifeza, krerë të kryengritësve në Krujë, Haxhi dhe Alush Qira, në Tiranë Abdulla dhe Mehmet Gjinali dhe tre veta të tjerë. Ndërsa në Shijak u var Mersin Vokshi dhe i vëllai i Man Picarit, Seiti, 22 vjeçar me pesë të tjerë. Gjithsej u varën atë ditë 14 veta. Mersin Vokshi para varjes deklaroi: “po vdes për fe e për atdhe”. Me 7 korrik u varën Musa Qazimi dhe i biri i Refik Myftiut, Hajdar Hoxha. Me 11 korrik u pushkatua në kodrat e Rrashbullit togeri Ahmet Bejtaga, Maksut Troplini dhe Ferko nga Shenavlashi. Para se ta pushkatonin A. Bejtaga thërriti: “Ky atdhe do të nxjerrë shumë Ahmet Muhtarë. Rroftë Shqipëria! Rroftë princ Vidi”.
Pra, para 105 vjetësh ranë sa e sa dëshmorë të atdheut.
Me 16 gusht u varën Haxhi Qamili me Haxhi Markon dhe katër të tjerë. Që kurse u kap, Esad pasha kishte deklaruar që Haxhi Qamili do të varej pasi të kalonte muaji i Ramazanit, nga frika se mos shenjtërohej kujtimi i tij në sytë e masës së kryengritësve besimtare, e cila e kishte dashur dhe e kishte ndjekur. Vdekjen burrërore të tij e pohuan shumë dëshmitarë, edhe persona të cilët nuk e miratonin veprimtarinë e tij.
Haxhi Qamilin e torturuan edhe gjatë ekzekutimit. Kur do të hipte në karrige ai vërejti që litari ishte lënë me qëllim i gjatë dhe kërkoi që ta shkurtonin pak, porse nuk ia plotësuan dëshirën dhe vdiq me shumë mundime. Me 17 gusht varën në Kavajë Mehmet Perçemin. Ndërsa me 21 gusht dërguan prej Durrësi për të varur Mehmet Sheshin, nga Gosa. Me 14 shtator u varën në Peqin Nebi Bali e një shok tjetër. Shumë kryengritës u pushkatuan edhe në Berat.
Numri i të varurve dhe të ekzekutuarve shtohej vazhdimisht. Për këtë qëllim qëndruan në këmbë për një kohë të gjatë vetëm në Shijak katër trikëmbësha. Deri më 7 korrik numri i të varurve kishte arritur në 30 vetë. Flitej se numri i tyre pat kaluar të 40-ët. Sekretari i gjyqit të jashtëzakonshëm pat deklaruar se parashikohej të vareshin deri në 100 persona. Këtu nuk bëhej fjalë për ata që u pushkatuan apo do të pushkatoheshin pa gjyq, kryesisht ushtarakë.
Sipas një shkrese që i dërgonte krahinarisë së Ndroqit, më 15 qershor 1915, Esad pasha paska kërkuar: “Askush nuk duhet të dënohet arbitrarisht. Çdo kriminel duhet të nxirret para gjykatave të rregullta” (!) Pavarësisht nga demagogjia, numri i atyre që u ekzekutuan pa gjyq i tejkalonte disa here të denuarit nga gjyqet. Kështu u vranë Demir Leka në rrugën Elbasan-Tiranë me 14 shtator, Sadi Tatani në Kavajë me 15 qershor, ndërsa shoku i tij Bajram Xhani mundi të arratisej. Shumë të tjerë u kapën si proaustro-gjermanë dhe iu dorëzuan serbëve, të cilët i pushkatuan në Elbasan. Shumë persona u vranë edhe në Myzeqe. Për shtrirjen e zbatimin. e terrorit serbo-esadist në këtë trevë shumë veprues u treguan bejleret çifligarë Vrionas, veçanërisht dhëndëri i Esad pashës Sami beu. Midis të tjerëve bejleret vranë fshtarët Ibrahim Buzi nga Kallmi dhe Shaban Hoxha nga fshati Kosovë.
S, Vrioni, si prefekt i Beratit, e shtriu terrorin edhe në Skrapar. Siç shkruante gazeta “Shqiptari i Amerikës”, bejleret vrionas dërguan atje forcat esadiste dhe dogjën edhe ato shtëpi që kishin lënë në këmbë shovinistët grekë.
Ndërsa kryengritësit fshatarë, që luftuan për mbrojtjen e atdheut kundër shovinistëve grekë dhe serbë dënoheshin me rreptësinë me të madhe nga gjyqet serboesadiste, hajdutët e kriminelët si dhe “epirotët” e grekomanët faleshin. Pas kësaj ata viheshin në shërbim të Esatit. Me 31 korrik sundimtari i Durrësit fali hajdutin me nam Murat Gora.
Faljen e përgjithshme të kësaj kategorie të fundit të shoqërisë, në një kohë kur ndiqeshin me reptësi elementët atdhetarë, juristë esadistë u përpoqën ta argumentonin dhe nga ana juridike. Sipas këtij juristi i cili hiqej si njohës i teorive të Rusoit e të Monteskjësë (sic!), të bëje ndjekje ligjore për krimet jo politike të kryera në periudhën e Kryengritjes kundër Esad pashës, do të thoshte “t’i jepte një formë legale administrimit të atyre periudhave revolucionare”. Dhe vijonte “Fajet i përkisnin një periudhe pa qeveri dhe një kohe kur vendi qe në kryengritje. Një faj i ndodhur në këtë kohë nuk ka prishë ndonjë qetësi, mbasi kjo zaten nuk ekzistonte,-vijonte relatuesi i mësipërm,-Ajo qetësi, ajo disiplinë ishte prishë prej vetë komisioneve të kohës prej Haxhi Qamilavet, Abdullah Gjinalavet e Ramazanavet. Për këtë arsye qeveria jonë që erdhi në fuqi mbas atij sundimi që u shkatërrua duhet t’i fali të tëra fajet ordinere. . . Çdo regjim që ka pasuar një tjetër regjim revolucionar të zhdukur kështu ka punuar nga pikëpamja e adminisrimit shtetëror, kjo e vërtetë juridike duhet zbatuar edhe në Shqipëri”. Pohime të tilla hedhin dritë të qartë e të plotë mbi karakterin e luftës së kryengritësvet antiesadistë, karakterin e vërtetë të terrorit esadisto-serbomadh, karakterin e regjimit antikombëtar të rivendosur nga Esad pasha.
Siç janë shprehur përfaqësues të reaksionit antikombëtar esadist, që në atë kohë e deri me sot, Esad pasha me masat e egra që mori kunder kundërshtarëve të tij zbatoi dhe vendosi kështu “drejtësinë”, duke dënuar “tradhtarët”. Midis tyre dhe Syrja bej Vlora, ka shprehur një gëzim të papërmbajtur për zhdukjen e pamëshirshme të Haxhi Qamilit me shokë. Në të vërtetë në këtë rrugë Esad pasha vuri në vend “drejtësinë” çifligare antipopullore e antikombëtare, shtypi luftën atdhetare të forcave antiesadiste, si dhe qëndresën atdhetare të tyre kundër pushtuesve serbë. Pastaj hesapet me “tradhtarët” e atdheut nuk mund të qëroheshin me duart e shovinistëvet dhe veglës së tyre e të një kryeatdhetari si pashaj toptanas. Edhe një çifligar si Syrja bej Vlora baxhanak dhe mik dhe në të njejtën kohë rival i Esad pashës, e pranonte që Esad pash gjithë ato masa nuk i mori për të mirën e Shqipërisë
Esad pasha, në vazhdim të pazarlleqeve që kishte bërë, në shtator të vitit të kaluar në Nish pas bisedimeve me Pashiqin, sapo kishte përfunduar marrëveshjet e tij kapitulluese, tradhtare në Durrës.
Për këtë qëllim erdhi enkas me mision në Tiranë vetë ministri i brendshëm i Serbisë, Luba Jovanoviç. Marrëveshja e re e nënëshkruar midis të dy palëve ishte një thellim dhe zbërthim, përhollësim, i marrëveshjes së pare të Nishit pas bisedimeve me Pashiqin e, veçanërisht i nenit të shtatë të saj, ku qe skicuar ideja e Pashiqit për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë, duke filluar me krijimin e “enteve të përbashkëta”. Kopja që njihet mban vetëm nënshkrimin e Esadit
Tashmë Esad pasha nuk nënshkruan si nëntë muaj më parë “në emër të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar”, megjithëse nuk qe i autorizuar as atëherë dhe as tani që të fliste dhe të merrte angazhime në emër të Shqipërisë e të popullit të saj. Tani ai nënëshkruante si kryetar i qeverisë së vetemruar. Pra, marëveshjes i jepej nga ana e jashtme, një bazë kinse ligjore. Përmbajtja e saj përshkohej fund e krye nga shqetësimi i të dy palëve për pozitat tepër të lëkundura të sundimtarit të Durrësit, çka vinte në pikëpyetje mundësinë e vënies në jetë të marëveshjes së vjetër dhe kësaj të resë. Në përfundimin e marrëveshjesës erdhi në Durr dhe vetë këshilltari i Pashiqit, i cili zhvilloi bisedime të gjata me pashajn. Marrëveshja mban nënëshkrimin e Esadit dhe datën 25 qershor 1915.
Qeveria serbe ndërsa merrte përsipër të vepronte kundër pushtimit të Shqipërisë nga fuqitë e jashtme dhe të mos lejonte copëtimin e saj (nenei I), në të njëjtën kohë ligjësohej rregullimi i kufirit në të mirë të Beogradit, duke i aneksuar edhe Pogradecin, Gollobordën, Malësinë e Dibrës, Lumën e Hasin deri në Spaç. Nga ky copëtim i ri trojeve shqiptare në të mirë të Serbisë E. Toptani sepse kërkonte të përjashtohej vetëm Qukësi.
Në pjesën tjetër të shtetit shqiptar që mbetej do të vendosej pushteti i Esad pashës, i cili, siç theksohej në marrëveshje, do të përgatiste terrenin për bashkimin e Shqipërisë së ricunguar me Serbinë. Me rastin e organizimit te administratës lokale në krye të saj Esadi do të emronte njerëzit e vet që do të ishin njëkohësisht, siç thuhej shprehimisht në marrëveshje, miq të Serbisë, e cila do t’i vinte në dispozicion pashajt njerëzit e saj për këtë qëllim (neni II). Për organizimin e ushtrisë dhe të xhandarmërisë do të përdoreshin oficerë serbë (neni IV). Pas organizimit të pushtetit lokal, Esadi do të fillonte zgjedhjet e deputetëve për Asamblenë. Me ndihmën e Serbisë si të tillë do të caktoheshin njerëz të besueshëm të pashës dhe të Belgradit.(neni V). Si të bindej se kishte siguruar shumicën e dëshiruar, parashikonte më tej marrëveshja, Esadi do të thërriste Asamblenë, e cila do ta zgjidhte atë sundimtar me titullin princ, (neni VI). Si princ ai do t’i paraqiste Asamblesë për miratim kushtetutën e Shqipërisë, të përgtitur në marrëveshje me qeverinë serbe dhe do të formonte qeverinë me përkrahës të idesë së bashkimit serbo-shqiptar (neni VII).
Derisa të realizohej bashkimi aq i dëshiruar, Esad pasha do të merte plotësisht në duart e veta administrimin e doganave, ndërsa për drejtor të tyre do të merrte një nëpunës serb. Ky në fillim do të zbatonte legjislacionin osman, të cilin me kohe do t’ia përshtaste legjislacionit doganor serb (neni IX). Po ashtu Esad pasha, për të siguruar një lidhje sa më të plotë ekonomike midis Serbisë dhe Shqipërisë, do të kujdesej që t’ia përshtaste brenda mundësive, më vonë, dhe sistemin e vet të tatimeve, taksave dhe të monopoleve ligjeve ekzistuese serbe (neni XI).
Pas gjithkësaj pune të madhe përgatitore, neni VIII parashikonte që Esad pasha të ishte i detyuar që në momentin e përshtashëm të vinte në jetë me anë të Asmablesë së tij bashkimin real të Shqipërisë me Serbinë. Aty theksohej se pas bashkimit Serbia dhe Shqipëria do të kishin të përbashkët ushtrinë, doganat, përfaqësitë diplomatike jashtë vendit, tregtinë, komunikacionet, sistemin bankar. Gjyqet, arsimi, çështjet e fesë, taksat dhe të ardhurat për nevojat e enteve të veçanta shqiptare do të ishin thjesht shqiptare (!).
Pas gjithë këtij sakatimi, ose më mirë të thuhet, mohimi të plotë të pavarësisë shqiptare, në marrëveshje pohohej, si për ironi, se Esad pasha, “princi” i Shqipërisë, do të mund, pra lejohej të qeveriste, “lirisht” punët e brendshme. Në të vërtetë, siç shihet, pushteti i tij do të ishte krejtësisht formal. Me zbatimin e kësaj marrëveshjeje pavarësisë dhe sovranitetit shqiptar nuk i mbetej asgjë.
Për zbatimin e kësaj marrëveshjejej të turpshme prej 17 pikash, Esad pashës i duheshin forca ushtarake dhe të holla, të cilat do t’i viheshin në dispozicion nga Belgradi. Derisa të përfundohej bashkimi i Shqipërisë së ricunguar me Serbinë, ushtria serbe do të qëndronte në Elbasan dhe po të ishte nevoja edhe në Tiranë. Që këtej forcat serbe në marrëveshje me Esad pashën do të ndërmerrnin, ashtu edhe siç po vepronin faktikisht dhe në kohën kur nënshkruhej marrëveshja, akti i tradhtisë nga E. Toptani, ndjekjen e kundërshtarëve të pashës dhe të tyre. Parashikimet optimiste të qevritarit të Durrësit rreth nevojave të tij shkonin deri atje sa në të parashikohej që në se ky do të kishte nevojë, komandanti serb do t’i vinte në dispozicion ushtarët serbe për t’i përdorur si xhandarë edhe brenda në kryeqytet (neni XVII).
Me këtë marrëveshje dhe më këtë rrugë përgatitej fundi i shteti shqiptar të lirë dhe të pavarur. Administrata e krajl Pjetrit e kryesuar nga Pashiqi, duke mos u mjaftuar me kaq, interesohej dhe për “hollsitë” financiare të këtij projekti madhor politik dhe ushtarak. Përfaqësuesit serbë nuk harronin të theksonin në marrëveshje, neni XIV i saj, se ndihma që qeveria mbretërore serbe i kishte dhënë deri tani dhe do t’i jepte Esad pashës edhe në të ardhmen, shkonte për llogari të borxheve të Shqipërisë. Pra, harxhet e aktit thellësisht antishqiptar të shovinistëve serbë ndaj Sqhipërisë dhe të verpimtarisë tradhtare të pashës, duhej t’i paguante sërishmi populli shqiptar.
Një nënshtrim të tillë të plotë Belgradi ishte përpjekur ta siguronte prej kohësh në Shqipërinë e sapo shpallur të pavarur, në personin e I. Qemalit apo të Q. Haxhifezës. Porse nuk ia kishte arritur qëllimit sepse kjo nuk ishte dora e marrëveshjes dhe e bashkëpunimit, e cila mund të pranohej nga njerëz që mendonin dhe punonin për atdheun. Kësaj politike antishqiptare iu përgjigjen vetëm përfaqësuesit e reaksionit, të përfqësuar dhe të kryesuar nga Esad pasha.
Me këtë akt përgatitej jo vetëm fundi i Shqipërisë së lirë dhe të pavarur, por zhdukej dhe çdo rreze shprese për shqiptarët e Kosovës, të Rrafshit të Dukagjinit e të viseve të tjera të aneksuara nga Serbia, Greqia dhe Mali i Zi për t’u bashkuar me Atdheun.
Dokumente të tilla hedhin poshtë fjalët aq të përhapura deri më sot, se në kushtet e krijuara aso kohe në Shqipëri, politika e Esad pashës përfaqësonte të keqen më të vogël në krahasim me qëndrimet e mbajtura nga Kryengritja e Antiesadiste, të identifikuara tërësisht, me të pa drejtë, me parullat e krerëve turkomanë.
Vija mbizotëruese e kryengritjes, pavarësisht nga dëmet që i sollën asaj bashkëudhëtarët e rastit dhe të përkohshëm të saj, me gjithë iluzionet, paqartësit dhe pathemelsinë e aleancave të projektuara dhe të ndjekura me shumë fanatizëm, përcaktohej nga motive krejt të kundërta nga ato të Esad pashës.
Gjithsesi nuk mund të ketë krahasim midis politikës jo realiste të krahut proturk të kryngritësve fshatarë dhe të “irredentistëve” dhe politikës tradhtare të reaksionit esadist. E para behej në emër të njësimit të trojeve shqiptare, nën një princ turk (ndonjë shkonte dhe më larg, qofte dhe nën sovranitetin osman). Politika esadiste çonte drejt copëtimit të plotë të trojeve shqiptare.
Në vazhdën e veprimtarisë së tij tradhtare Esad pasha u bëri thirrje dhe malazezëve që të përfitonin nga gjendja e krijuar dhe të pushtonin Shkodrën. Ai arriti deri aty sa këtë pushtim ta përshëndeste me 61 të shtëna artilerie. Kufiri midis Malit të Zi dhe zotërimeve të Esadit do të ishte lumi Drin.
Komanda serbe bënte ligjin në vend. Ushtria serbe sekuestronte misrin, grumbullonte bagëtitë. Esad pasha do të urdhëronte vartësit që për ushqimet, me të cilat do të furnizohej ajo, mos të mereshin as kartmonedhat e tyre të shvleftësura, por vetëm dëftesa. Komandanti serb në Elbasan kontrollonte korespondencën zyrtare dhe private që kalonte nëpër postën e atyshme. Hetimet e mjaft kundërshtarëve të Esad pashës u bën drejtëpërdrejtë nga serbët, kuptohet serbisht. Shumë persona të akuzuar si ithtarë të gjermnaëve dhe të austriakëve të burgosur nga Esadi, ky u detyrua t’ia dorëzonte serbëve, të cilët i ekzekutuan në Elbasan. Pra, ushtria serbe sundonte faktikisht vendin, duke shtypur popullatën e krahinave të ndodhura pothuajse formalisht nën sundimin e Esad pashë Toptanit.
Pra, marrëveshja e re është një zbërthim dhe thellim i marrëveshjes së Nishit të dates 17 shtator 1914, veçanërisht i nenit të shtatë të saj, ku qe skicuar ideja e Pashiqit për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë, duke filluar me krijimin e “enteve të përbashkëta”.
Tashmë Esad pasha nuk nënshkruan më, si nëntë muaj me parë “Në emër të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar”, megjithëse nuk qe i autorizuar prej askujt që të fliste e të merrte angazhime në emër të Shqipërisë e të popullit të saj. Tani nënshkruan si kryetar i qeverisë të vetemruar prej tij. Pra, marrëveshjes i jepej, nga ana e jashtme, një bazë ligjore edhe pse përmbajtja e saj përshkohej fund e krye nga shqetësimi i të dy palëve për forcimin e pozitave të Esad pashës, për të krijuar mun-dësinë e vënies në jetë të vetë marrëveshjes. Për përfunimin e marrëveshjes erdhi në Durrës, me 25 qershor, vetë këshilltari i Pashiqit, i cili zhvilloi bisedime të gjata me pashanë. Marrëveshja mban nenshkrimin e Esadit dhe datën 25 qershor 1915. (Sh. Rahimi, Marrëveshja e Qeverisë serbe me Esad pashëToptanin gjatë viteve 1914-1915, në: “Gjurmime albanologjike”, seria e shkencave historike, VI, 1976, Prishtinë, 1977, Shih edhe “Studime historike”, 1982, nr. 2)
Persona që jetonin në Durrës në atë kohë vërejtën se këshilltari i Pashiqit erdhi në Durrës i veshur me rroba dibrane. Kështu, me sa duket shpresonte do të ishte me i pranueshëm per shumicën e mercenarëve që Esadi kishte grumbulluar ne Durrës.
Dokumente të tilla hedhin poshtë fjalët aq të përhapura deri vonë nga reaksioni i brendshëm dhe i jashtëm, se në kushtet e krijuara aso kohe në Shqipëri, politika e Esad pashës na paska përfaqësuar të keqen me të vogël në krahasim me programin e Kryengritjes Antiesadiste, të identifikuar tërësisht me parullat e krerëve turkomanë. Në të vërtetë fronti antiesadist përshinte dhe elementë proturq, të cilët mendonin se përmes Stambollit do të siguronin mbështetjen e Berlinit, Vjenës dhe deri më atëherë dhe Romës. Në këtë mënyrë fshihet fakti, që Esadi përfaqësonte dhe personifikonte të keqen me të madhe, belanë dhe rrezikun vdekjeprurës.
Mjaft persona, siç dihet, të ardhur nga Turqiá, të cilët aso kohe e me vonë u quajtën “xhonturkistë”, apo agjentë të “xhonturqve”, ishin me origjinë nga krahinat e aneksuara prej Serbisë. Këta, shpresonin, se në aleancë me Perandorinë Osmane në Aleancë me fuqitë qëndrore, përmes vendosjes së një princi turk në fronin shqiptar dhe me ndihmën e aleatëve të saj, të arrinin bashkimin e trojeve të tyre amtare me Shqipërinë. Pra, qëllimi i tyre, pavarësisht nga iluzionet rreth dobisë së aleancës së dëshiruar prej tyre, përcaktohej nga motive krejt të kundërta nga ato të Esad pashës.
Pati midis atyre njerëzve edhe nga ata, të cilët për të arritur qëllimin e tyre të lartpërmendur, qenë të gatshëm të sakrifikonin dhe pavarësinë e atdheut dhe kërkuan rikthimin e mbarë tokave shqiptare nën sovranitetin osman, Këto element të paktë tashmë mendonin, se kjo do të ishte e keqja me e vogël në krahasim me copëtimin e plotë që po i përgatisnin vendit fuqitë imperialiste e qarqet shoviniste fqinje. Nuk ka asnjë dyshim, se kjo ishte një politikë dritëshkurtër e, në fund të fundit, antikombëtare, që çonte ujë në mullirin e armiqve të jashtëm, pa bërë fjalë për rrjedhimet shumë të dëmshme që pati për zhvillimin e dhe fuqizimin e Kryengritjes kundër Esadit.
Gjithësesi potenciali e veprimtaria e elementëve turkomanë, ishin shumë të vogla në krahasim me ato të reaksionit esadist. Prandaj dhe vetë Esadi po hiqte dorë nga preopaganda proosmane duke filluar me heqjen dorë nga shpalosja e flamurit Osman. Për me tepër, ata ishin shumë larg realizimit të objektivit të tyre, sepse Perandoria Osmane, i vdekuri dhe i pakalluri i Bosforit, mezi mbahej në këmbë për vete dhe nuk paraqiste tashmë asnjë rrezik për pavarësinë e sovranitetin e vendit tonë. Krejt e kundërta ndodhte me fuqitë imperialiste të Adriatikut dhe me shtetet fqinje të përkrahura nga fuqitë e Antantës. Sado të vogla që ishin këto të fundit në krahasim me Perandorinë Osmane, ata me oreksin e tyre të madh, siç e dëshmojnë marrëveshjet e Esadit me Pashiqin, përfaqësonin një rrezik real e imediat, të vërtetë e të atypëratyshëm. Rrezikshmërinë e tyre do ta tregonte qartë botimi i Traktatit të fshehtë të Londrës të Londrës.
Gjithsesi nuk mund të ketë krahasim midis politikës jorealiste të krahut proturk të “irredentistëve” shqiptarë dhe politikës tradhtare të reaksionit esadist. E para, në rastin e elementëve turkomanë bëhej në emër të njësimit të trojeve shqiptare, qoftë edhe nën sovranitet osman dhe që përfaqësonte një rrezik me të vogël dhe të parealizueshëm. Politika e dytë çonte drejt copëtimit të ri të trojeve shqiptare dhe i hapte dyert sundimit serb, një rrezik ky fare i afërt dhe shumë herë më i madh.
Porse lëshimet e Esad pashës në të mirë të armiqve të jashtëm të vendit tonë nuk përfundonin me kaq. Ai u kishte bërë thirrje me kohë edhe malazezëve që të përfitonin nga gjendja e krijuar dhe të pushtonin Shkodrën. Me gjithë kundërshtimet e aleatëve të mëdhenj, shovinistët malazezë pasi kishin zënë bregun e djathtë të lumit Buna u futën në Shkodër. Aleatët, në radhë të pare Italia dhe Serbia, në këtë mes shikonin gishtin e Austrisë. Sundimtari i Durrësit arriti deri aty sa pushtimin e Shkodrës nga Mali i Zi ta përshëndeste me 61 të shtëna artilerie. Kufiri midis Malit të Zi dhe Esadit, siç flitej, do të ishte lumi Drin.
Qëndresa e popullit në krahinën e Shkodrës kundër pushtimi malazez qe e ashpër, sidomos në malësinë e Shalës, nën udhëheqjen e Mehmet Shpendit. Me armët që kishin malësorët u munduan të përballonin terrorin nga plaçkitjet e forcave shoviniste. Vetëm në Shalë malazezët masakruan 120 shqiptarë. Brenda në qytet ata arrestuan mjaft elementë patriotë vendas e të ardhur, si Luigj Gurakuqin, Muço Qullin, Çerçiz Topullin. Shumicën e tyre i internuan në Podgoricë. Pushtimi malazez i shoqëruar me eksportin e sendeve ushqimore dhe të mallrave të tjera, solli një ngritje të madhe të çmimeve.
Politika kapitulluese e Esad pashës ia kishte hapur dyert pushtuesve imperialistë italianë, si dhe forcave shoviniste greke për zgjerimin e mëtejshëm të pushtimeve të tyre edhe në jug e në jugperëndim të vendit.
Marrëveshjet kapitulluese të Esad pashës me Beogradin, Cetinën e Athinën po dilnin gjithnjë e me shumë në shesh. Prandaj lidhur me to u përhapën edhe mjaft zëra keqinformuese për të paralizuar qëndresën e popullit shqiptar si ndaj regjimit esadist, ashtu edhe ndaj pushtuesve serbë. Kështu, vazhdonin të qarkullonin zërat rreth, gjoja, gatishmërisë së Serbisë për t’i dorëzuar Shqipërisë pas luftës pjesën e sanxhakut të Dibrës të aneksuar nga shovinistët serbë.
Esad pasha u përpoq mjaft të fshihte tradhtinë e tij dhe të krijonte një opinion të favorshëm për të. Për këtë qëllim bëri mjaft akte demonstrative. Deklaronte, sikur ai ishte gati, të luftonte për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe të tërësisë tokësore të shtetit shqiptar. Me këtë synim, ai deklaronte, se tokat e “Epirit” i konsideronte pjesë të Shqipërisë dhe për mallrat që vinin prej andej zbatonte të njëjtat rregulla si dhe për mallrat e vendit. Po kështu, ai kërkoi që të veprohej edhe për mallrat që vinin tranzit nga Vlora për në Mai të Zi. Nga kjo politikë demagogjike doganore e tij, në fund të fundit, përfitonin tregtarët e huaj dhe dëmtoheshin ata vendas, dëmtohej arka e vendit.
Ndërsa ftonte Malin e Zi të pushtonte Shkodrën, ai hapte fjalë në Durrës me pas, kinse, do të kërkonte nga Mali i Zi që të lironte Shkodrën, përndryshe ai do të hynte aty me luftë. Në të vërtetë në bisedë me Ministrin e Jashtëm malazez, Pllamenac, në Dúrrës, ai jo vetëm i premtoi atij se do të heshtte lidhur me pushtimin e Shkodrës nga ana e Malit të Zi. Pas gjithë këtyre veprimeve tradhtare e antikombëtare ai kërkonte për demagogji nga nëpunësit, që kishte marrë apo do të merrte në shërbim, që “të betoheshin se do t’i qëndronin besnikë tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe Esad pashës”. Përuljae tij para Esadit nuk ishte dhe gatishmëri për mbrojtjen e tërërësisë tokësore të Shqipërisë, të cilën ai po e hipotekonte për sigurimin e mbështetjes politike dhe ushtarake për sigurimin e pushtetit personal nën Serbinë.
Marrëveshja serbo-esadiste nuk mund të ngelte e fshehtë për italianët, dhe për rrethe të tjera diplomatike në Ballkan dhe në Evropë, çka çonte në acarimin e marrëdhënieve të tyre me sundimtarin e Durrësit. Këtë rrethanë ai e përdorte për ta paraqitur veten si një sundimtar të pavarur që nuk pyeste për një fuqi të madhe si Italia. Në funksion të këtyre manovrave ai filloi të kërkonte afrim me bullgarët.
Pavarësisht nga përpjekjet për të krijuar përshtypjen e një sundimtari të pavarur, si dhe me gjithë orvajtet për të manovruar midis rivaliteteve të fuqive të tjera, Esad pasha nuk ishte tashmë faktikisht asgjë me teper sesa një “naçalnik” i Serbisë në Durrës.
Qeveria serbe në mbledhjen e saj të dates 28 shtator 1915 diskutoi masat që duheshin marrë për të vënë në jetë marrëveshjen e ministrit të brendshëm të saj me Esadin, për të përgatitur organizimin e pushtetit të përbashkët dhe atij “autonom” të Shqipërisë. Paraprakisht duhej filluar me ndërtimin e rrugës për në Durrës dhe vendosjen e linjave posttelegrafike. Për realizimin e tyre, thuhej në vendimin e qeverisë së re serbe, duheshin krijuar në Durrës organe ndihmëse pranë kryetarit të qeverisë shqiptare, siç parashikohej në marrëveshje: një përfaqësues i qeverisë serbe pranë Esadit, inspektorë serbë të policisë, të financave dhe të ndërtimeve në këto administrata. Këta do të ishin njëkohësisht edhe organizatorë të pushtetit të përbashkët dhe atij “autonom” dhe instruktorë të personelit administrativ në Shqipëri.
Porse këto vendime nuk arritën të viheshin në jetë. Në këto kushte, Esad pasha vazhdonte të merrte masa administrative për forcimin e pushtetit të vet dhe të pozitave të klasës çifligare për të rivendosur autoritetin e tyre të diskredituar nga kryengritësit fshatarë. Mbështetja e tij e vetme në vend në këto përpjekje vijonte të ishte prania e ushtrisë serbe të krajl Pjetrit.