Të vdesësh nga një virus gripi, nuk është një realitet vetëm i ditëve të sotme.
83 vjet më pare, në një gazetë të periudhës së mbretërisë gjejmë në faqen e parë një lajm vdekjeje pikërisht për shkak të gripit.
Atëkohë, tensioni i gripit spanjoll, i cili kishte shkaktuar shumë viktima në gjithë botën, ishte ende i freskët edhe në Shqipëri.
Faqja e parë e gazetës “Demokratia” e drejtuar nga Xhevat Kallajxhi, ishte hapur ditën e 6 marsit 1937 me një lajm zie. Zonja e drejtuesit të kësaj gazete ishte ndarë nga jeta si pasojë e gripi, shoqëuar edhe prej disa shqetësimeve të tjera shëndetsore.
Pra si sot me koronavorusin, ku jetëhumbjet vijnë dhe për shkak të sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese.
Lajmërimi në faqen e parë jepet me pak fjali:
Një zonjë e mirë vdiq javën e shkuar dhe u varros me nderime: Faikat Kallajxhiu, e shoqja e Drejtorit tone, zotit Xhevat Kallajxhiu.
Një grip në krye, pastaj një bronco-pneumoni, në këto e sipër edhe një pjellje para kohës, e shpunë në varr brenda 5 ditëve, në një moshë shumë të re.
Nga një familje shumë e mirë dhe patriotike e Gjirokastrës, Faikat Kallajxhiu ka qenë model mëme dhe gruaje, e pajisur me cilësira të zgjedhura morale e mendore.
Vdekja e saj e papritur hidhëroi tërë shoqërinë e Gjirokastrës, e cila e çmonte dhe e qarkonte me stimë dhe sympathi të veçantë.
La të pangushëlluar të shoqin, fëmijën dhe mëmën e motrat, që do ta vajtojnë e do ta kujtojnë gjithnjë.
Në këtë zi të madhe të Drejtorit të saj, kjo gazetë merr pjesë me gjithë zemër dhe derdh lot pikëllimi në varrin e njomë që mbulon një Lule.
“Redaksia