Policia ka vijuar me kontrollet në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë prej disa orësh, me radar, për të parandaluar shpejtësinë e cila është rrezik potecial për përfshirjen në aksidente me pasoja për jetën.
Po gjatë monitorimit me radar dhe patrullim, në rrugën interurbane janë vendosur 11 masa për shpejtësi pa masë plotësuese dhe 5 masa për manovra të rrezikshme në rrugë si dhe 2 masa maksimale pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
Njëkohësisht në rrugët e brendshme të kryeqytetit dhe në hyrje- daljet e tij kanë vijuar dhe vijojnë kontrollet me aparatin alkool testues, ku për afro 5 orë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh, nga të cilët dy janë kapur duke drejtuar mjetet pa Leje Drejtimi dhe 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë pezulluar 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.26 mg/l deri në 0.47 mg/l
Po në vijim të kontrolleve në kuadër të Planit operacional “ROADPOL GUSHT 2020”, gjatë mbasdites dhe orëve të mbrëmjes janë vendosur 289 masa administrative nga këto:
65 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mejtit,
39 për mos vendosje të rripit të sigurimit,
41 për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë,
21 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
123 për parkime të gabuara.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por edhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.