Shkrirja e akullnajave detare arktike po verifikohet me ritme katastrofike. Madje as parashikimet nuk kanë qenë asnjëherë kaq dramatike sa ajo që po ndodh realisht, shpjegojnë studiuesit. Sipas tyre, Arktiku mund të jetë pa akullnaja që në vitin 2035, ose të paktën brenda një periudhe 2035-2086 dhe çka po ndodh tani është e ngjashme me atë që është verifikuar në periudhën e fundit ndërakullnajore.
Në parashikimet e mëparshme të organizatave klimatike që varen nga Kombet e Bashkuara, duke u bazuar në statistikat mbi një milionë kilometër kub akuj, rezultonte se do të mbeteshin pa ndikime të mëdha deri të paktën në 2100. Por analizimet e fundit tregojnë se akullnajat e Polit të Veriut nuk do të arrijnë të shohin as mesin e shekullit.
Sipas autorëve të studimit, një gjë e tillë mund të jetë verifikuar në periudhën e fundit të nxehtë që ka përjetuar Toka, që përkon me rreth 130 mijë vjet më parë, e që mund të ketë qenë shumë më e nxehtë se sot. Megjithatë studiuesit specifikojnë se ky studim është një parashikim i bazuar mbi çka ka ndodhur në të kaluarën dhe faktorët klimatike aktualë dhe jo një matje e drejtpërdrejtë mbi akujt e shkrirë në këtë periudhë.
Studimi është kryer nga British Antarctic Survey dhe është publikuar në revistën shkencore Ndryshimet Klimatike Natyrore.
/a.r