Shpërthimi në Bejrut la pas shkatërrime të mëdha. Mes godinave të dëmtuara është edhe një prej restoranteve ikonike të qytetit.
Për këtë të fundit ka menduar aktori i njohur Russell Crowe. Ai ka dhuruar një shumë parash për të rindërtuar restorantin Le Chef .
Aktori, fitues i çmimit Oscar konfirmoi se e bëri dhurimin në nder të shefit të ndjerë të kuzhinës Anthony Bourdain, i cili e kishte paraqitur Le Chef në një prej dokumentarëve të tij.
“Mendoj se ai do ta bënte po të ishte ende gjallë”, shkruante Crowe.
Le Chef ndodhet në një prej zonave më të afërta me portin e Bejrutit. Më 4 Gusht atje shpërthyen 2700 tonë amoni duke lënë të vdekur 200 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë. /a.r