Vijon situata kritike në pikën kufitare të Kalimit në Kakavijë. Me kalimin e orëve edhe ditën e sotme gjendja sa vjen dhe po rëndohet.
Nga raportimet në media mësohet se vargu i makinave ka shkuar deri në fshatin Jorgucat, në drejtim të Sarandës.
Shkak është bërë tamponi që duhet t’u bëhet çdo qytetarëve, por edhe mbyllja e kësaj pike kufitare të palës greke gjatë natës, nga ora 22:00-06:00. Qytetarët shprehen të indinjuar, ku i bëjnë apel shtetit shqiptar për të ndërhyrë.
/e.rr