Kryeministri Rama bëri të ditur se 143 shkolla të reja me standarde europiane do të jenë gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019.
“Kënaqësi e madhe dalja mbi kuotën zero e projekteve të financuara nga buxheti i shtetit për Rindërtimin e Shkollave. 26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët e mësuesit e shkollës “Kajo Karafili” të Maminasit, por në 26 nëntorin që po vjen, ata do të hyjnë në një shkollë të re, me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë”, shkruan Rama.