Policia ka arrestuar në Tiranë shokun e kriminelit Orges Bilbilit, Anterio Kaloshi.
Orges Bilbili u arrestua me 10 prill të këtij viti, pasi prej dy vitesh ishte në kërkim për atentate, vrasje e ngjarje të tjera kriminale.
Ndërkohë që shoku dhe bashkëpunëtori i tij, Anterio Kaloshi ka qenë në kërkim për vrasjen e dyfishtë të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës. Kaloshi ishte personi që banonte me Bilbilin në zonën e Xhamllikut ku ishte dhe baza e tyre.
Në emër të tij ishte marrë me qira dhe banesa ku këta dy persona qëndronin.
/e.rr