Kreu i LSDM në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, ka marrë nga Presidenti Stevo Pendarovski, mandatin për krijimin e qeverisë.
Zoran Zaev, në emër të koalicionit ‘Mundemi’, i cili ka fituar numër më të madh të mandateve në Kuvend, e ka informuar Presidentin për bisedimet me më shumë parti për sigurimin e shumicës së nevojshme në Kuvend për zgjedhjen e qeverisë.
Mandatimi i Zaev për Kryeministër vjen në një kohë kur përfundon afati për dhënien e mandatit.
Bazuar në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, Zaev brenda 20 ditësh duhet të sigurojë një shumicë votash prej 61 deputetësh, për formimin e qeverisë së re.
/a.r