Gjithsej janë 9 persona ata që morën pjesë në sulmet e Parisit, nëse si pjesëmarrës do të përfshijmë edhe organizuesin e sulmeve Abaaoud. 8 prej tyre tashmë kanë vdekur dhe i vetmi që mbetet gjallë është i arratisuri Abdeslam.
Ndërkohë që Policia franceze ka bërë publike edhe foton e njërit prej 3 personave që sulmuan në Stadiumin e Francës (Stade de France). Identiteti i këtij sulmuesi ende nuk dihet.
Mes gjërave më prioritare të hetuesve janë këto 3 çështje:
Ku ndodhet i vetmi i mbijetuar i grupit terrorist Salah Abdeslam dhe roli i këtij të fundit në ngjarjet e 13 nëntorit.
Vendi se ku ishte organizuesi i sulmeve Abaaoud( tashmë i vdekur) kur ndodhi tragjedia
Identiteti i 3 prej terroristëve që sulmuan Parisin dhe trupi i tretë, i gjetur pas sulmit në St Denis.