I riu i cili i dha fund jetës tragjikisht mëngjesin e sotëm tek “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si spitali Covid-2, ishte drejt shërimit nga koronavirusi.
29-vjeçari Xh.K., kishte rreth një javë që ishte shtruar në spital, dhe për pak ditë pritej të dilte prej tij.
Mësohet se i riu po ndiqte një terapi të lehtë me oksigjen, minimumi i përdorur për pacientët e prekur nga Covid-19 dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme.
Kjo është edhe arsyeja se pse përjashtohet mundësia e vetëvrasjes prej infektimit nga koronavirusi dhe gjendjes së rënduar.
Mendohet se i riu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet probleme të shëndetit mendor, çka ka bërë që të ndërmarrë aktin ekstrem duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit.
Gjithçka ndodhi rreth orës 04.30 të mëngjesit, teksa infermierja i kishte bërë një injeksion dhe kishte shkuar për të marrë një ilaç tjetër, kur nuk e gjeti në krevat, duke dhënë alarmin.
Nga aty punonjësit e spitalit u përballën me skenën e rëndë, ku trupi i pajetë i 29-vjeçarit u gjet poshtë dhomës së tij, në oborrin e spitalit.
/a.r