Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Mësohet se 29-vjeçari ishte i prekur nga COVID-19 dhe ngjarja ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r