Gazetari dhe eksperti i futbollit spanjoll Guillem Balague ka thënë se presidenti i Realit të Madritit, Florentino Perez “me gjasë do ta heq qafe” menaxherin Rafa Benitez, pas humbjes së thellë nga rivali kryesor, Barcelona me rezultat 4-0 në Santiago Bernabeu.
Balague ka folur për performancën e Realit të Madritit, duke thënë se nuk janë duke folur për rezultatin por për performancën që e kanë treguar, që duhet të ketë pasoja, transmeton Koha.net.
Në bazë të analizës së tij, Florentino Perez do ta heq nga posti i menaxherit, por nëse ajo është ideja, sipas Balague, hapi tjetër është gjetja e një menaxheri të ri.
“Ky është një problem për Real Madritin që nuk do të ndryshojë gjithë idenë dhe ndryshimet në filozofinë e tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se biznes-plani i Perezit është se ata janë shumë pasur por jo edhe të mirë në futboll, sepse nën udhëheqjen e tij për shtatë vite kanë fituar vetëm një ligë. Balague ka thënë se Rafa nuk është i vetmi fajtor, por është më lehtë të hiqet një menaxher. Benitez pas humbjes ka thënë: “Kemi humbur tri pikë në La Liga dhe asgjë më shumë”.