Mbytet në një pishinë në Durrës një 10-vjeçar nga Kosova.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një pishinë në lagjen 13 në Durrës, ku viktima E.T ishte duke u larë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
g.kosovari