Në Fier policia ka gjetur në koshin e plehrave trupin e pajetë të një të moshuari rreth moshës 82 vjeçare. Sipas policisë viktima quhet Novruz Nikometaj dhe në çastin e konstatimit të trupit të pajetë, është vënë re se i moshuari ishte i mbështjellë me një çarçaf. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 82 vjeçarit por dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje. I moshuari ka qenë banor i lagjes “8 shkurti”.