Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë 180 milionë euro ndihmë financiare për përballimin e pasojave ekonomike shkaktuar nga COVID-19.
Me një status në Twitter, ambasadori i BE, Luigi Soreca shprehet se kjo ndihmë tregon edhe njëherë solidaritetin e BE me rajoni në këtë kohë krize nga pandemia.
“Me dorëzimin e sotëm të 180 milion eurove ndihmë financiare për Shqipërinë për të ndihmuar vendin të kufizojë rezultatet ekonomike të COVID-19. BE tregon edhe një herë solidaritetin e saj me rajonin në një kohë të një krize të paparë. Ne jemi më të fortë së bashku”, shkruan Soreca.
g.kosovari