Mbushën fshatin Baltëz dhe Aranitas me fidanë kanabis, në pranga 3 persona dhe një tjetër në kërkim. Gjatë operacionit të zhvilluar në Mallakastër, në 3 raste të ndryshme janë sekuestruar 5 kilogramë kanabis dhe sekuestruar disa fidanë kanabis.
Në pranga ka përfunduar 54-vjeçari A. T., banues në Baltëz, Fier. Gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan 5 kg kanabis.
Gjithashtu është arrestuar 17-vjeçari. F.L., ndërsa u shpall në kërkim babai i tij A.L., 52 vjeç, pasi akuzohen se kanë mbjellë fidanë kanabis.
I arrestuari i tretë është 45-vjeçari I. L,, banues në Aranitas, Mallakastër, i cili po ashku kishte mbjellë fidanë kanabis.
g.kosovari