Pas denoncimit të Bardh Spahisë se spitalet nuk kanë medikamente për pacientët me COVID-19, ka reaguar spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”. Spitali Covid2 thotë se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim. Gjithashtu u kërkon politikanëve që të bëjnë punën e tyre duke u shërbyer pacientëve të prekur me koronavirus.
“Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit. Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm”, shkruhet në reagim.
Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia ka reaguar lidhur me vdekjen e përgjegjësit të qarkullimit rrugor në Shkodër, Safet Morina. Ai thotë se pas vdekjes së tij, kolegëve nuk u është bërë testi pasi mungojnë tampone. Spahia denoncon situatën dhe i drejtohet qeverisë se po lë punonjësit e saj në mëshirë të fatit.
g.kosovari
Arrestijeni kete zharrvenes dhe nashtrys qe perhap panik ne popull.Ky eshte ai tipi qe i bente thirrje popullit te Shkaktuar dres qe mos te genjehet per coroba virusin por te dallim n e te protestojne . Ky nuk eshte mjek por militant debil
O leka, jam shume dakord me ato qe ke shkruar. Por te lutem rregullo shkrimin se e paske paksa te theksuar si problem