Një tjetër video është publikuar nga sulmi me armë zjarri pak ditë më parë drejt hotelit në Tushemisht, ngjarje që tronditi banorët dhe pushuesit.
Ky ishte atentati i dytë që i bëhej në harkun kohor të shtatë ditëve ndaj këtij hoteli dhe ka ndodhur në datën 8 gushtit në Hotel Voloreka në Tushemish.
Autori i maskuar ka ecur i qetë përmes parkimit dhe më pas ka hapur zjarr duke i dëmtuar makinat me radhë. Pasi ka qëlluar në drejtim të hotelit, autori, me qetësi i është drejtuar makinave të parkuara, duke u gjuajtur me kallashnikov me radhë. Sulmi ka ndodhur për më shumë se 1 minutë.
Më pas është larguar me shpejtësi duke dalë jashtë hotelit në pronësi të Jetmir Muçllarit.
Për ngjarjet, Policia ka vënë në pranga deri tani 5 persona, njëri prej të cilëve organizatori.
g.kosovari