Forcat RENEA kanë rrethuar mbrëmjen e djehsme zonën në afërsi të Burgut të Peqinit, ku dyshohet se është fshehur Talo Çela, një nga personat më të kërkuar të momentit, i përfshirë edhe në grabitjen e Rinasit dhe atentatit të fundit në Durrës, ku u ekzekutuan dy vëllezërit Haxhia.
Deri më tani kanë dështuar 3 operacione për kapjen e tij. Operacioni është përqendruar në lagjen “Teqe”, teksa dyshohet se gjatë aksionit ka pasur edhe të shtëna me armë.
g.kosovari