Esther Adjoa Asiedu është modelja që i ka rrëmbyer zemrën gardianit të Kombëtares, Thomas Strakosha. Çifti po kalon së bashku pushimet në një nga ishujt grekë, ndërkohë që ka qenë vetë portieri i Lacios, i cili nëpërmjet një postimi në “Instastory”, zbuloi lidhjen me modelen, teksa publikoi një foto së bashku, duke i bashkangjitur një zemër si emoji.
Edhe pse ishte munduar prej kohësh ta mbante të fshehtë lidhjen e dashurisë, më në fund Thomas ka vendosur të zbulojë parneren e tij, e cila duket mjaft seksi.
Ajo numëron 10 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram. E dashura e Strakoshës, ka publikuar së fundmi disa story në krahët e shqiptarit.
PANORAMASPORT.AL