Ish fotografi i kryeministrisë, Meksi Xhufka ka publikuar së fundmi në faqen e tij në Facebook disa fotografi të papublikura më parë. Në to duken ish kryeministrat në kohë të ndryshme në takimet më të rëndësishme, ndoshta edhe të karrierës së tyre. Bill Klinton i hedh dorën në qafë Majkos, Nano i flet në vesh Xhorxh Bushit, ndërsa Fino kryeministër del e pret në stadiumin “Qemal Stafa” Romano Prodin teksa ulet me helikopter në 1997.
Berisha- Majko
Takimi pozitë ( Meta e Majko) opozitë ( Berisha e Pollo) 1999
Majko dhe Tony Blair 1999
Majko me emigrantët shqiptarë në Athinë, 1999
Nano me Georg W. Bush