Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një tjetër denoncimi në faqen e tij në Facebook, thotë se ruajtjen e godinës së Ora News, biznesi nën sekuestro i Ylli Ndroqit, do ta kryejë Illyrian Guard.
Berisha thotë se është diskutuar që për ruajtjen të paguhen 15,000 euro. Illyrian Guard është strukturë e re policore e ngritur gjatë drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga Sandër Lleshaj, për ruajtjen e objekteve shtetërore.
Shkrimi i plotë i Berishës:
Edvini ka vendosur te falimentoje me çdo kusht televizionin Ora News!
Ai do zevendesoje rojet e sigurise te ARB Security me rojet e policise se tij, Ilirian Guard, duke caktuar:
15000 euro page per to, katerfishin e parave qe shpenzohen tani.
Kesaj i thone te vjedhim sa te mundemi! sb
Pershëndetje doktor,
Dua të bëj me dije se sot në mesditë është bërë një debat në ministrinë e brëndeshme ku Sandër Leshi planifikon te marrë nen ruajtje institucionin e RTV Ora dhe Ora News.
Eshte diskutuar qe kjo kompani do te paguhet rreth 15mije euro ne muaj rrethe kater fishin e shumes qe paguhet sot per sigurine e ketyre objekteve.Kam dijeni se drejtori teknik i “Ilirian Guardian” (policat e Sandër Leshit) po pregadit stafin e tij per te zëvendesuar rojet e ARB SECURITY të Arben Prenjasit vendrojet e Rtv Ora dhe Ora News me dhunë. Kjo gjë mund të ndodhi nga minuti ne minutë. Anonim ju lutem.
Respekt per ju familjarisht.
/e.rr
Ku i mori vesh ky tani ,kush do ta ruaj ORA NEWS?!