Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka inspektuar punimet që po kryhen në shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin “Dan Bajrami” në Kurbin pas dëmtimeve të shkaktuara prej tërmetit të 26 nëntorit.
Ahmetaj bëri të ditur se në fund të nëntorit, objekti i ri do të jetë gati për të mirëpritur 440 nxënës e fëmijë. Sipas ministrit, hapësira e re do të jetë e rikonceptuar si shkollë dhe si qendër komunitare me 15 klasa, 4 laboratorë, palestër, bibliotekë. Po ashtu, do të ketë edhe hapësira rekreative për fëmijët.
“Kantieri i rindërtimit të shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Dan Bajrami” në Kurbin.
Në fund të nëntorit, objekti i ri do të jetë gati për të mirëpritur 440 nxënës e fëmijë, në një hapësirë të rikonceptuar si shkollë e qendër komunitare, me 15 klasa, 4 laboratorë, palestrën, bibliotekën dhe hapësirat rekreative për fëmijët”, tha Ahmetaj.