Për të dytën ditë radhazi, 12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, raportojnë autoritetet shëndetësore, duke e çuar kështu në 327 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 188 raste pozitive me Covid-19, nga 462 testime të kryera. Numri total i rasteve pozitive është 10247 raste, prej tyre 3976 aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot në Kosovë është gjithsej 5944.
/e.rr