Gjatë këtij sezioni vere ka edhe të rinj të cilët punojnë. Gazetari, Granit Sokolaj ka publikuar një foto nga plazhi, ku shihet një vajzë që shet libra.
Vajza shfaqet e ngarkuar me libra në mes të vapës dhe përpiqet që t’i shesë ata. Ndërsa, Sokolaj shkruan se kjo është një vajzë për t’u marrë shembull.
“Ka zgjedhur te mos jete “skllave” ofertash, por shitese levizese librash.”, shprehet ndër të tjera ai.
Postimi i plote:
Nje vajze per t’u marre shembull!!! Ne piken e vapes, ka zgjedhur te ece brigjeve te Jonit, me nje stive librash ne krah dhe shume te tjera ne çante.
Shijon detin nga larg, duke nxjerre ndoshta te ardhurat per shkollen e saj, pa pritur se cili emigrant do vije nga Anglia apo Zvicra e t’i ofroje pushimet ne Drimadhes, Jal apo Ksamil, nga ku mund te postonte foto te bukura, trupin e vajosur dhe me tanga apo pjatat me prodhime deti perpara. Ka zgjedhur te mos jete “skllave” ofertash, por shitese levizese librash.