Detaje të reja janë mësuar pas operacionit të Policisë së Elbasanit, ku janë arrestuar 2 persona, Xhulion Hoxha dhe Euglen Halili, të cilët akuzon për vrasjen e Regis Runaj dhe se kanë marrë pjesë në atentatin e Emiljano Ramazanit.
Sipas informacioneve mësohet se autorët e kanë qëlluar 29 herë me thikë Runajn, pasi kishin qenë në darkë bashkë dhe kishin konsumuar lëndë narkotike. Policia në një njoftim për mediat, bën me dije se Halili dhe Hoxha janë autorët e vrasjes së Runajt, pasi kundër tyre ka prova të shumta.
23 vjeçari Euglen Halili i arrestuar mëngjesin e sotëm, rëndojnë akuza për vrasjen e 2 personave dhe pritet që në ditët në vijim të dalë para gjykatës.
g.kosovari