Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për Mihal Thimjon, i cili akuzohet se ka vrarë tre ditë më parë mikun e tij Gëzim Saraçin.
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në një makinë në aksin rrugor rural, Polican-Suhë, në Gjirokastër. Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje familjare me njëri-tjetrin dhe dhe para vrasjes ata kishin gërmuar në një varr dhe gjetën flori.
I arrestuari i ka qëndruar deklarimeve të tij të mëparshme, kur ka thënë se mes tyre kishte ndodhur një konflikt i çastit dhe e ka qëlluar viktimën për vetëmbrojtje.
Sipas Policisë, ata kishin debatuar dhe 57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me levë. Pas goditjes me levë, 57-vjeçar humbi menjëherë jetën. Autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe tentoi të arratisjes, por u kap nga Policia.
Thimjo ka deklaruar në polici që viktima t’i ketë thënë në debat e sipër “ju kaurët e qelbur keni bërë me shume lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam”.
g.kosovari