Dy persona me maska, njëri maska kanë qëlluar mbi 100 plumba drejt makinave të parkuara por dhe drejt dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.
Në videon e publikuar nga “Report Tv”, nuk duket sikur është qëlluar, por sipas informacioneve është qëlluar me tre plumba. Të njëjtët persona dyshohet që të kenë bërë atentatin e ditës së sotme.
Kjo zonë është shumë e frekuentuar nga turistët, duke u kërcënuar edhe jeta e pushuesve që kanë qenë rezident në këtë hotel gjatë ditës së sotme. Akoma nuk ka një pistë për zbardhjen e ngjarjes.
Mund të kishte përfunduar në tragjedi, por breshërisë së plumbave u shpëtoi fatmirësisht edhe djali i pronarit të hotelit, pasi siç “Report Tv” mëson autorët kanë qëlluar veçanërisht në drejtim të dhomës së djalit. Edhe në 1 gusht, në të njëjtën skemë, duke qëlluar me armë jashtë hotelit, Muçllarit iu bë atentat, në një ngjarje të pa raportuar nga policia, dhe ende me autorët e paidentifikuar. Uniformat blu kanë kamerat e sigurisë së hotel “Voloreka”, të cilat “Report Tv” i disponon, të atentatit të 1 gushtit.
g.kosovari