Presidenti Ilir Meta ngre shqetësim lidhur me bizneset e mbyllura si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Ai thotë se mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.
“Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë”, apelon kreu i shtetit.
g.kosovari