Elina Xhengo, me origjinë nga Shqipëria ka thyer rekord botëror në hedhjen me shtiza duke përfaqësuar tashmë Greqinë. Atletja 18-vjeçare dërgoi kravën në 63.96 m larg në finalen e konkursit që po zhvillohet në Janinë. Në një intrevistë për mediat e huaja ajo, ajo ka folur për suksesin që ka arritur, por edhe për objektivin e rëndësishëm që i kishte vënë vetes.
Në një intervistë për mediat vendase, ajo thotë se është shumë e lumtur që ka bërë krenare prindërit duke qenë se ata kishin bërë një jetë të vështirë dhe kishin sakrifikuar për të realizuar dëshirat e të bijës. Ajo ka lindur në Greqi nga emigrantë shiptarë.
“Unë kam lindur në Selanik. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. A ndjehem greke? Siguisht që po. Unë kam lindur në Greqi, jam rritur këtu, kam qenë në shkollë këtu. Jam greke, ashtu si jam edhe nga Shqipëria. Por ndjehem më shumë greke, pasi kam jetuar gjithë jetën time këtu. Kur theva rekordin mamaja e priste, pasi besonte të unë. Sigurisht që kishte emocione. Prindërit e mi kanë kaluar momente të vështira. I telefonova nga stadium dhe ata kërcyen nga gëzimi.
T’u dhuroja atyre gëzim ishte gjithçka për mua, më dukej sikur po e bëja për ata se kanë kaluar shumë vështirësi. Babai im ishte polic në Shqipëri, nëna ime ishte mësuese. Kur ata erdhën në Greqi, për shkak të krizës në Shqipëri, babai im punonte në ndërtim dhe mamaja pastronte shtëpi. Dhe ajo vazhdon ende të pastrojë shtëpi… I kam premtuar se ajo nuk do ta bëjë më kurrë këtë punë, sepse unë do të arrij deri aty sa me paraqitjet e mia ta siguroj që të mos punojë kurrë më”, ka thënë ajo.
Vlen të përmendet se kjo nuk është hera e parë që Zhengo ka shënuar emrin në listat e rekordeve botërore. Në maj të vitit 2019 ajo arriti bëri performancën e saj më të mirë të të gjitha kohërave.