Një mostër e vaksinës ka rezultuar efektive dhe është miratuar nga ekipi shkencor qeveritar i Kinës. Interesant është fakti se pas daljes së vaksinës në Wuhan është ngritur një fabrikë e dytë farmaceutike, për të prodhuar me qindra miliona të tjera, brenda pak muajsh.
Media shtetërore kineze tha sot se vaksina joaktive COVID-19 në Pekin e ka kaluar me sukses inspektimin e biosigurisë dhe është kualifikuar për t’u përdorur, sipas Grupit Kombëtar Biotec të Kinës (CNBG).
Për të nxjerrë vaksinën që besohet se kuron koronavirusin, puna nisi në prill me mbështetjen e qeverisë lokale të Pekinit, tha CNBG.
Autoritetet shtetërore organizuan inspektimin e biosigurisë së vaksinës në muajin korrik.
Sot ata konfirmuan se vaksina përputhet me standardet kombëtare dhe mund të përdoret për prodhim në shkallë të gjerë të vaksinave, kundër COVID-19.
Me një fabrikë tjetër farmaceutike të ndërtuar po gjatë muajit të kaluar në Wuhan, në vendin ku shpërtheu koronavirusi, CNBG tha se do të jetë në gjendje të prodhojë 220 milion doza të vaksinave të COVID-19 joaktive për këtë vit.
/e.rr