Urdhri i Farmacistëve iu ka hequr licencat 8 farmacistëve pasi kanë abuzuar me profesionin, pasi në kontrollet e disa farmacive janë kapur duke ushtruar detyrë persona që nuk ishin farmacistë.
Nga mbikëqyrjet profesionale që janë kryer gjatë kësaj periudhe, disa subjekte farmaceutike janë gjendur në shkelje të rënda të legjislacionit farmaceutik, statutit të UFSH dhe Kodit Deontologjik Farmaceutik.
Konkretisht:
1. Në farmacinë “Ori Pharma” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist
2. Në farmacinë “Ditë e Natë 5” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist
3. Në farmacinë “Ditë e Natë” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist
4. Në farmacinë “Ditë e Natë 8” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist
5. Në farmacinë “Fiori” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist
6. Në farmacinë “Farmanet Albania 12” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist
7. Në farmacinë “Farmavitta 9” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist
8. Në farmacinë “Farmacia Greke” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist.
10. Farmacitë e rrjetit ”Farma Net Albania” kanë të vendosura tabela “- 10 % për të gjitha produktet”
Në zbatim të nenit 40, pika 2 dhe 3 të ligjit Nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik në RSH”, nenit 6, pika 1, e ligjit nr. 9150, datë 30.10.2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve në RSH”, nenit 19 të Statutit të UFSH-së, nenit 7 të Kodit Deontologjik Farmaceutik, Rregullores së Komisionit të Regjistrimit dhe Dhënies së të Drejtës së Ushtrimit të Profesionit, u janë hequr për një periudhë 3 vjeçare e drejta e ushtrimit të funksionit të drejtuesit teknik farmacistëve të mëposhtëm:
1. Znj, A.M. Drejtuese Teknike në farmacinë “Ori Pharma”
2. Znj. M.N drejtuese teknike në farmacinë “Ditë e Natë 5”
3. Znj. D.M , drejtuese teknike në farmacinë “Ditë e Natë”
4. Znj. S. M. drejtuese teknike në farmacinë “Ditë e Natë 8”
5. Znj. F.E. drejtuese teknike në farmacinë “Farmanet Albania 12”
6. Znj. T.K. drejtuese teknike në farmacinë “Farmavitta 9”
7. Znj. E.B. drejtuese teknike në farmacinë “Farmacia Greke”
8. Znj. V.M , drejtuese teknike në farmacinë “Fiori”
Bazuar në vendimin nr. 5, datë 27.09.2019 të Këshillit Kombëtar, pezullohet shqyrtimi i aplikimeve për t’u punësuar në funksionin e drejtuesit teknik apo farmacistit të punësuar, në subjektet e mësipërme.
Urdhri i Farmacistëve, u bën me dije të gjithë kolegëve që ushtrojnë funksionin e drejtuesit teknik, se bazuar në nenin 40 të Ligjit “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”, Statutin e UFSH dhe Kodin Deontologjik Farmaceutik, “Drejtuesi teknik i farmacisë është përgjegjës për të gjithë veprimtarinë teknike dhe profesionale që zhvillohet në farmaci”
Kolegët që ushtrojnë funksionin e drejtuesit teknik, duhet të mbikëqyrin aktivitetin e subjektit farmaceutik gjatë gjithë kohës që qëndron i hapur, të sigurohen që në farmaci shërbejnë vetëm farmacistë të pajisur me certifikatë nga UFSH, si dhe që gjithë veprimtaria e subjektit të zhvillohet bazuar në legjislacionin farmaceutik, Statutin e UFSH dhe Kodin Deontologjik Farmaceutik.
Urdhri i Farmacistëve, iu kërkon gjithashtu pronarëve të subjekteve farmaceutike, të respektojnë të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore mbi të cilat funksionin shërbimi farmaceutik, si dhe të zbatojnë me rigorozitet deklaratën që kanë nënshkruar se “..nuk do ndikoj gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale të drejtuesit teknik apo farmacistit…në të kundërt çdo pasojë që mund të lindë për shkak të ndikimit tim në ushtrimin e kësaj veprimtarie më ngarkon mua me përgjegjësi përballë ligjit”
Urdhri i Farmacistëve është i vendosur që të bëjë përpjekjet maksimale për të realizuar misionin që i ka ngarkuar ligji, garantimin e ushtrimit të profesionit, sipas kërkesave shkencore, normave të etikës mjekësore e të Kodit të Deontologjisë Farmaceutike Shqiptare dhe mbrojtjen e pacientëve e të konsumatorëve nga keq ushtrimet profesionale dhe shkeljet e normave të detyrueshme.